Lajmet

Kryeprokurori kërkon të verifikohen shkrimet në media

26.06.2016 09:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kryeprokurori kërkon të verifikohen shkrimet në media

Çdo shkrim në mediat elektronike e të shtypit që ka të bëjë me pretendime të rasteve të supozuara të krimit të organizuar dhe të korrupsionit ‘kontrollohen’ nga Prokuroria e Shtetit.

Madje është një Komision i veçantë që merret me to.

Raportimet që do të bëhen më mediat elektronike e të shtypit, do të përcillen në baza ditore nga një komisionin, dhe do verifikohen pretendime e rasteve të supozuara të krimit të organizuar dhe të korrupsionit.

Në vendimin thuhet se do të përcillen shkrimet e “ publikuara përmes mjeteve elektronike e të shtypit, të parashtresave të qytetarëve dhe paraqitjeve publike të zyrtarëve të organeve e organizatave shtetërore e publike dhe të organizatave qeveritare”.

Jo vetëm kaq, Lumezi duket se ka menduar edhe më shumë.

Në vendimin e tij është e saktësuar, se pas verifikimit nëse qëndrojnë elemente inkriminuese për ndjekje penale, menjëherë ndërmerret veprimi në drejtim të adresimi të rasti prokurorit kompetent.

Në dokumentin e siguruar nga lajmi.net thuhet se në rast se pas verifikimeve nuk ka dyshime se qëndrojnë elementet inkriminuese për ndjekje penal, atëherë menjëherë me informatë do ta njofton publikuesin apo paraqitësin e rasteve e sipas nevojës edhe opinionin publik përmes mjeteve të informimit.

Lumezi prej që ka marr këtë vendim, dhe shumë të tjerë, është vlerësuar edhe nga sondazhi i UNDP dhe USAID se ka reflektuar që Kryeprokurorit të Shtetit t’i rritet performanca për gjashtë muaj e fundit që kur ai është Kryeprokuror.

Nuk duhet harruar lirimin e pronave të AKP-së nga uzurpatorët në Kosovë, aksion ky që vazhdon ende.

E tjetri rast, poashtu aktual është ai i ‘stentave’ ku është ngritur aktakuzë e cila përfshinë 60 persona fizik dhe 4 persona juridik. Në mesin e 60 personave fizik janë akuzuar: një ministër, një sekretar i përgjithshëm i një ministrie, 44 mjekë dhe një infermier të punësuar në institucionet publike shëndetësore, si dhe 13 persona që kanë punuar ose punojnë në institucionet private shëndetësore, ku një numër prej tyre janë udhëheqës ose aksionar të këtyre institucioneve private shëndetësore.

Lumezi, ka premtuar qysh në fillim se “pavarësisht statusit apo pozitës që mund ta gëzoj dikush kjo nuk e amniston nga përgjegjësia askënd, nëse kemi të bëjmë me njerëz që bien ndesh me ligjin”./ lajmi.net

13515324_1197072883676394_1935094382_nt

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje