Lajmet

Çfarë do të ndodhë me euron, ekonominë dhe lirinë e lëvizjes?

24.06.2016 20:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Çfarë do të ndodhë me euron, ekonominë dhe lirinë e lëvizjes?

Pasi votuesit britanikë kanë vendosur të braktisin Bashkimin Evropian, 27 anëtarët e tjerë të bllokut kanë arsye të forta për t’u shqetësuar për humbjen e një prej ekonomive më të mëdha. Ndikimi mund të prekë çdo gjë – nga vlera e euros deri te liria e qytetarëve të BE-së për të jetuar dhe punuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Menjëherë pas shpalljes së Brexit-it – term që i referohet daljes së Britanisë nga BE-ja – edhe sterlina britanike, edhe euroja kanë rënë në vlerë kundrejt dollarit.

Ekonomistët thonë se reagimet e ditës së parë tregojnë më shumë gjendjen e tregjeve financiare në një situatë të papritur dhe nuk janë udhëzuese për afat të gjatë. Ata janë të ndarë në qëndrime sa i përket ndikimit të Brexit-it në dobësimin ose forcimin e euros.

“Pres që euro të dobësohet, por sa është vështirë të parashikohet”, tha Kay Neufeld nga Qendra për Ekonomi dhe Kërkime Biznesore në Londër.

Ai tha se vota për të dalë nga BE-ja hedh dritë negative mbi vetë institucionet e Britanisë dhe se mund të nxisë vende të tjera të Bashkimit Evropian të ndjekin shembull të ngjashëm. Nëse kjo merr vrull, shtoi Neufeld, investitorët mund të lëvizin paratë e tyre nga euroja në monedha të tjera, si franga zvicerane apo dollari amerikan, dhe në këtë mënyrë kursi i këmbimit të euros dobësohet.

Ekonomistë të tjerë thonë se largimi i Britanisë mund të nxisë BE-në që të risajojë veten si entitet të fuqishëm ekonomik, për të shkurajuar vendet e tjera anëtare nga çanëtarësimi i mundshëm.

“Është e mundur që BE-ja të shkojë drejt integrimit më të madh, bashkimit më të madh fiskal, transferimeve më të mëdha nga vendet e pasura veriore në vendet e varfra jugore. Nëse kjo ndodh, euro mund të forcohet së paku në një afat të mesëm”, tha Richard Wellings nga Instituti për Çështje Ekonomike në Londër.

Një pjesë e debatit rreth Brexit-it i është kushtuar kontributit të Britanisë në buxhetin e Bashkimit Evropian. Grupet që kanë favorizuar daljen e Britanisë nga BE-ja, kanë thënë se vendi i kontribuon me 350 milionë sterlina në javë Brukselit dhe merr pak si këmbim.

Por, shumë ekspertë të BE-së thonë se kjo shifër është potencialisht mashtruese, sepse kontributi është reduktuar nga një zbritje që Britania ka gëzuar qysh në vitin 1984 dhe është pjesërisht e kompensuar nga grantet e drejtpërdrejta të BE në institucionet britanike, veçanërisht në ato që angazhohen në kërkimet shkencore.

Autoriteti i Statistikave i Mbretërisë së Bashkuar ka raportuar në muajin prill se, pas llogaritjes së zbritjeve dhe granteve, Britania ka kontribuar me një mesatare prej 7.1 miliardë sterlinash në vit në Bashkimin Evropian, nga viti 2010 deri më 2014. Kjo nënkupton rreth 6 përqind e buxhetit të BE-së në atë kohë.

Humbja e këtyre fondeve do të detyrojë shtetet e mbetura anëtare të BE-së të gjejnë mënyra të komepnsojnë këtë shumë ose të vazhdojnë pa të.

“Tani jemi në një situatë kur një kontribues neto del nga sistemi, kështu që duhet gjetur mënyra për ta kompensuar atë. Një mënyrë do të ishte sikur vendet e tjera të pajtoheshin për të paguar më shumë. Nëse jo, e vetmja mënyrë tjetër është një lloj ndërprerjeje, pra shkurtohet shuma e fondeve përmes programeve”, tha Fabian Zuleeg nga Qendra për Politika Evropiane me seli në Bruksel.

Sipas tij, nëse shtetet e pasura si Gjermania nuk dalin me shpëtim, vendet e vogla si Polonia mund të jenë të parat që do të vuajnë.

Dalja e Britanisë nga BE-ja do të lëkundë edhe lidhjet tregtare midis shumë vendeve anëtare të BE-së. Këshilli Global, institut britanik, thotë se shtetet më të prekura mund të jenë Gjermania, Holanda, Irlanda dhe Qiproja.

Të gjitha kanë tregti të fortë dhe lidhje financiare me Birtaninë e Madhe, falë parimeve të BE-së për lërvizje të lirë të mallrave, kapitalit dhe njerëzve.

Çështje e ngutshme pas Brexit-it është edhe korniza e re tregtare që do të miratojnë Britania dhe Bashkimi Evropian. Një mundësi është modeli i Norvegjisë, e cila nuk është anëtare e BE-së, por ka tregti të lirë me bllokun dhe ndjek standardet komerciale të BE-së për prodhimet e saj. Oslo gjithashtu kontribuon në buxhetin e BE-së, por jo aq sa do të kontribuonte sikur Norvegjia të ishte vend anëtar.

Po ashtu janë rreth 1.73 milion qytetarë të vendeve të tjera të BE-së që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe rreth 80 përqind e tyre punojnë atje. Tani shtrohet pyetja se çfarë do të ndodhë me ta dhe të tjerët që duan t’i ndjekin hapat e tyre?!

Një argument i paraqitur nga ithtarët e Brexit-it ka qenë politika më kufizuese, në atë mënyrë që të ardhurit e rinj t’i përmbushin nevojat e Britanisë për punë të kualifikuar.

Shtrëngimi i qasjes në tregun e punës në Britani mund të prekë drejtpërdrejt vendet si Polonia, që kanë numër të madh të shtetasve të tyre që punojnë në Britani dhe dërgojnë remitenca, transmeton rel.

Dalja e Britanisë nga BE-ja po ashtu mund të bëjë që shtetasit e BE-së të paguajnë tarifat e plota për shkollim dhe të mos kenë qasje në kreditë studentore.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit