Lajmet

Universiteti i Zagrebit i gatshëm për të ndihmuar Universitetin e Prishtinës

24.06.2016 14:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Universiteti i Zagrebit i gatshëm për të ndihmuar Universitetin e Prishtinës

Anëtarët e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, përkatësisht, Nait Hasani, kryetar i Komisionit, Sali Morina, nënkryetar, si dhe Shpëtim Bulliqi e Ismail Kurteshi, anëtarë të Komisionit, pritën sot rektorin e Universitetit të Zagrebit, Damir Boras, njofton kumtesa nga Kuvendi i Kosovës, transmeton Koha.net.

Gjatë takimit, i cili u zhvillua në një atmosferë miqësore, është biseduar për bashkëpunimin e deritashëm, si dhe mundësitë e një bashkëpunimi edhe në të ngushtë në të ardhmen.

Kryetari i Komisionit Hasani, fillimisht e falënderoi rektorin e Universitetit të Zagrebit Boras, për ndihmën e deritashme, ndërkaq, vuri në pah nevojën e një bashkëpunimi edhe më të ngushtë në të ardhmen.

Hasni, po ashtu vuri në spikamë bashkëpunimin e mëhershëm ndërmjet universiteteve përkatëse, me theks të veçantë atë të paraluftës. Lidhur me këtë, ai solli në kujtesë shumë nga studentët shqiptarë të këtij Universiteti, të cilët pas mbarimit të studimeve atje, i janë bashkangjitur luftës çlirimtare, duke mos kursyer as jetën.

“Për këtë, dhe gatishmërinë e shprehur që të na ndihmoni edhe në të ardhmen, përjetësisht iu jemi mirënjohës”, tha kryetari i Komisionit, Hasani.

Për ndihmën e ofruar nga Universiteti i Zagrebit, Universitetit të Prishtinës, Boras është falënderuar edhe nga anëtarët e tjerë të komisionit. Ata vlerësuan se bashkëpunimi është nevojë imediate, në mënyrë që studentët e universiteteve përkatëse të ndajnë vlerat dhe të këmbejnë dijen e tyre, për t’iu bashkëngjitur familjes evropiane.

Rektori i Universitetit të Zagrebit, Damir Boras, ndërkaq, pasi falënderoi anëtarët e komisionit për pritjen e ngrohtë që i ofruan, i siguroi ata se bashkëpunimi ndërmjet dy universiteteve, si dhe bashkëpunimi në të gjitha fushat e arsimit, në të ardhmen, do të realizohet me një intensitet edhe më të madh.

‘‘Jemi të hapur që studentët kosovarë të vijnë dhe të studiojnë në Universitetin e Zagrebit, në mënyrë që të kem mundësi të ndajmë vlerat që kemi në zemër- vlerat evropiane’’, tha Rektori i Universitetit të Zagrebit, Damir Boras.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje