Lajmet

Ky është numri i personave të vdekur brenda vitit 2015 në Kosovë

23.06.2016 11:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ky është numri i personave të vdekur brenda vitit 2015 në Kosovë

8202 vdekje kanë ndodhur gjatë vitit 2015 në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në publikimin “Statistaikat e Vdekjeve në Kosovë 2015 ”

Të dhënat në këtë publikim janë paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave administrative për vitin 2015 nga zyrat e gjendjeve civile.

Vdekjet e raportuara nga familjarët dhe të regjistruara në regjistrat themeltar të vdekjeve, për vitin 2015 kanë qenë 8958, prej tyre vdekje të ndodhura vetëm në Kosovë 8202, kurse vdekje të cilat kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 756.

Nga gjithsej vdekjet e raportuara, të ndodhura vetëm në Kosovë, 4 638 janë meshkuj ose 56.5% dhe 3 564 janë femra ose 43.5%. Prej tyre, 45.6% e rasteve të vdekjeve kanë ndodhur në institucione shëndetësore, ndërsa 52.9% kanë ndodhur në shtëpi dhe 1.5% në vend tjetër.

Sipas komunës, ku ka ndodhur rasti i vdekjes, në Prishtinë janë 2 634 raste ose 29.4%, në Prizren janë 922 ose 10.3%, në Gjilan janë 473 ose 5.3% etj.

Kurse, 77.9% e të vdekurve janë të moshës 60 e më shumë vjeç.

Tremujori i parë i vitit merr pjesë me 26.8%, ndërsa vetëm muaji janar ka 9.3%. Kurse, sipas etnicitetit shqiptarët marrin pjesë me 91.9%.

Ndërkaq, vdekje të dhunshme në vitin 2015 u raportuan gjithsej 199 ose 2.4%, nga të cilat në fatkeqësi 142 ose 71.4%, vetëvrasje 36 ose 18.1% dhe vrasje 17 ose 8.5%. Kurse, tek të gjitha vdekjet e dhunshme mosha është 20-49 vjeç, si te meshkujt ashtu edhe te femrat.

Foshnjat e vdekura për vitin 2015 kanë qenë 238 dhe pjesëmarrja e tyre në gjithsej të vdekur është 2.9%. Meshkuj 127 ose 53.4%, kurse femra 111 ose 46.6%./gt/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”