Lajmet

Kosova ka nevojë për koordinim të mekanizmave të drejtësisë

22.06.2016 19:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kosova ka nevojë për koordinim të mekanizmave të drejtësisë

Institucionet e drejtësisë në Kosovë duhet të ndërtojnë një koordinim edhe më të mirë në funksion të fuqizimit të ruajtjes së pavarësisë së sistemit të drejtësisë, është thënë të mërkurën në Prishtinë, gjatë një diskutimi me temën: “Mekanizmat Koordinues për fuqizimin e sundimit të ligjit”.

Organizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në këtë diskutim kanë marrë pjesë përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, atij Prokurorial dhe Institutit Gjyqësor.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se një kujdes i vazhdueshëm po i kushtohet ndërtimit të infrastrukturës së mirë ligjore.

Krahas ligjeve, koordinimi i mekanizmave nga fusha e drejtësisë paraqitet si një domosdoshmëri për një sistem të pavarur dhe efikas të drejtësisë, ka thënë Kuçi.

“Një prej qëllimeve tona në fushën e integrimeve evropiane duhet të jetë një koordinim i mirë. Por, mund të them që drejtësia është më shumë sesa një fushë e integrimit evropian, ajo është një punë e mirë për shërbimet për qytetarët tanë. Unë e di që ky koordinim mes mekanizmave nuk është shumë i dukshëm, por mund të them që koordinimi është gati se puna kryesore për një sukses të mirë”, ka thënë Kuçi.

“Asnjëherë nuk ka ndodhur të procesohet një ligj në kuvendin e Kosovës pa koordinim e Këshillit Prokurorial e të tjera”, ka deklaruar ai.

Zëvendësja e Përfaqësueses së Përhershme të UNDP-së në Kosovë, Alessandra Roccasalvo, ka thënë se Kosova ka arritur të përmbushë objektivat e mileniumit shumë më shpejt sesa disa vende tjera që i kishin të njëjtat synime.

Agjencitë e Kombeve të Bashkuara, ka nënvizuar ajo, kanë si qëllim ta ndihmojnë Kosovën në shumë fusha, përfshirë edhe atë të drejtësisë, duke e përafruar me standardet evropiane.

“Ne jemi duke vepruar këtu ngjashëm, sikurse edhe në vendet tjera; të ndihmojmë ministrinë dhe administratën në përpjekjet që të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Alessandra Roccasalvo.

Përderisa Idaim Smajli, prokuror nga Prokuroria e Apelit, ka thënë se roli i UNDP-së ishte shumë i dobishëm për plotësimin e kuadrit ligjor. Ndërkaq, nismat për krijimin e mekanizmave më të mirë koordinues, sipas tij, vetëm sa do të rrisin efikasitetin e këtyre institucioneve.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës ka arritur që brenda vitit të plotësojë kuadrin ligjor me akte nënligjore, të cilat kanë qenë obligim nga ndryshimet e reja ligjore të ligjeve bazike të sistemit prokurorial”, ka thënë Smajli.

Kurse anëtari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Agim Maliqi, ka thënë se ligjet e mira krijojnë një sistem më të mirë dhe më të besueshëm të gjyqësisë.

“Qëllimi gjithmonë ka qenë që të kemi ligje sa më të mira, me qëllim të funksionalizimit të sistemit gjyqësor të Kosovës dhe të krijojmë një sistem më të besueshëm dhe gjithsesi më transparent dhe më llogaridhënës”, ka theksuar Maliqi.

Mungesa e një gjyqësori të pavarur dhe të pa ndikuar nga politika, në raportet e organizatave të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë edhe raportet e progresit të Komisionit Evropian, janë potencuar si sfida, por edhe të metat kryesore në zhvillimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë. (REL)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur