Një këshillë shumë e rëndësishme, për të gjithë nga Jennifer Lopez (Foto)

E publikuar: 20/06/2016 16:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Format e saj janë zilia e femrave në mbarë botën, por Jennifer Lopez ka treguar në një intervistë të fundit se e urrente trupin e saj dhe donte të kishte fizikun e femrave të tjera.

“Mendoja se nuk isha elegante sa duhej. Doja të kisha format trupore të të tjerave dhe e urreja fizikun tim”, ka thënë 46-vjeçarja për revistën britanike, Dare,TCH.

Por, që nga ajo kohë, këngëtarja dhe aktorja e famshme ka mësuar të dashurojë veten dhe i fton edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.

“Të ndihesh e bukur është një sjellje dhe të gjithë duhet të kërkojmë të bukurën te vetja. Nuk duhet të krahasohemi kurrë me të tjerët”, ka deklaruar Lopez.