Tech

Një kapitull i ri në terrorizmin global…

18.06.2016 12:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Një kapitull i ri në terrorizmin global…

Një shtetas francez, 25 vjeç, i cili ka shprehur besnikëri ndaj grupit militant Shteti Islamik, ka hapur këtë javë kapitull të ri në terrorizmin global, duke përdorur mediat sociale për të transmetuar drejtpërdrejt skenën e sulmit të tij të tmerrshëm.
Larossi Abballa ka përdorur rrjetin social Facebook për të transmetuar videon e tij 12-minutëshe, nga shtëpia e viktimave. Më 13 qershor, në një lagje pranë Parisit, ai ka vrarë burrë e grua, të dy policë, ndërsa ka mbajtur peng djalin e tyre 3 vjeç.

Policia ka qëlluar për vdekje Abballan, ndërsa ka shpëtuar fëmijën e traumatizuar pas tri orësh peng.

Por, videoja e Abballas, me thirrjet që edhe të tjerët të ndjekin shembullin e tij, ka mbetur në Facebook mjaft kohë sa për t’u kopjuar dhe shpërndarë nga ueb-faqet e Shtetit Islamik.

Edhe pse videoja është hequr shpejt, Facebook nuk ka çaktivizuar llogarinë e tij deri në ditën e nesërme.

Shteti Islamik ka përdorur mediat sociale me vite të tëra për të tërhequr dhe trajnuar rekrutë të rinj, për të shpërndarë propagandë dhe për t’i publikuar sulmet e tij.

Drejtori i FBI-së, James Comey, i ka përshkruar mediat e Shtetit Islamik si shumë të sofistikuara.

Zyrtarë të sigurisë kanë shprehur shqetësim se zhvillimi i teknologjisë mund ta bëjë më të lehtë për terroristët që veprojnë të vetëm, të përdorin iphone dhe të transmetojnë direkt video.

Edhe para këtij zgjerimi, në mediat sociale ka pasur video të krimeve të dhunshme, të cilat kanë paralajmëruar rrezikun.

Në muajin gusht, një gazetare dhe një kameraman në Virxhinia janë qëlluar për vdekje nga një ish-koleg, gjatë një interviste të drejtpërdrejtë televizive. Vrasësi ka pasur kamerën e montuar në kokë dhe ka shkarkuar videon në llogarinë e tij në Facebook përpara se të vriste veten.

Pastaj në Ohajo, në muajin prill, një adoleshente ruse, duke qenë dëshmitare e përdhunimit të shoqes së saj 17 vjeçe, ka drejtuar smartfonin e saj kah sulmi dhe ka transmetuar drejtpërdrejt pamjet, duke përdorur aplikacionin e Twitter-it, Periscope.

Dhuna e tillë zbulon sfidat me të cilat përballen Facebook, Twitter dhe Google, duke i siguruar komunitetit standarde.

Joe McNamew, drejtor ekzekutiv në organizatën joqeveritare Të Drejtat Evropiane Digjitale, thotë se ndëshkimi i vetëm që mund të japin mediat sociale, është të fshijnë përmbajtjen e dhunshme.

Facebook, pas sulmit të Abballas, ka thënë përmes një deklarate se ka “sfida unike kur bëhet fjalë për përmbajtjen dhe sigurinë e videove direkte”.

Por, në fakt, të gjitha platformat globale të mediave sociale mbështeten në raportimet nga përdoruesit në lidhje me përmbajtjen që shkel kushtet e tyre të shërbimit.

Pasi raportohet përmbajtja ofenduese, procesi i rishikimit zakonisht merr së paku 24 orë.

Por, për të parandaluar terroristët nga përdorimi i platformave për transmetime të drejtpërdrejta, me qëllim shpërndarjen e sulmeve të tyre, ekipet e rishikimit në mediat sociale duhet të përgjigjen menjëherë.

Twitter thotë se nuk ka “algoritëm magjik” për të identifikuar përmbajtjen e terroristëve në internet.

Facebook, Twitter dhe Google thonë se kanë rritur madhësinë e ekipeve që rishikojnë raportet për përmbajte që promovon terrorizmin. Twitter ka thënë se qysh bë mes të vitit 2015 ka pezulluar mbi 125,000 llogari që kanë pasur lidhje me Shtetin Islamik.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje