Zyrtare: EULEX ka mandat deri më 2018

E publikuar: 17/06/2016 18:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetët me 79 vota për kanë kaluar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës.
Rrjedhimisht, me këtë votim, Kuvendi ia kanë vazhduar mandatin dhe kompetencat misionit të BE’së në Kosovë, EULEX, deri me 15 qershor 2018.

Në votim nuk ishte asnjë votë kundër, e as abstenim, derisa deputetët e opozitës nuk ishin në sallë. /GazetaExpress/.