Hulumtimit Gjithëpërfshirës rreth Duhanpirjes në mesin e të Rinjve (GYTS) që për herë të dytë realizohet në Kosovë nga IKSHP, me mbështetjen e OBSH-së dhe CDC, tregon se krahasuar me hulumtimin e parë të kryer më 2004, konsumimi i duhanit prej 6.7% sa ishte në mesin e të rinjve të moshës 13-15 vjeçe më 2004, më 2016 ka rënë në 4.4%, njofton kumtesa nga MSH.
Gjithashtu, duhan-pirja pasive prej 84% sa ishte në mesin e kësaj kategorie në ambiente të mbyllura më 2004, ka rënë ë 43.8% më 2016.
Nën kryesimin e Ministrit të Shëndetësisë Imet Rrahmani u mbajt sot takimi i Këshillit Ndërministror për Kontrollin e Duhanit.
Në këtë takim është raportuar për aktivitetet lidhur me zbatimin e këtij ligji, masat e reja për fuqizimin e tij dhe hapat e ardhshëm të institucioneve përgjegjësie për mbikëqyrjen dhe zbatimin e tij.
Rrahmani tha se ky ligj ka dhënë rezultatet të mira dhe inkurajuese, ndërkohë që vlerësoi se është konstatim i të gjithëve se mund të bëhet më shumë.
Koordinatori Shtetëror për Kontrollin e Duhanit, Faik Hoti, ka bërë një prezantim të aktiviteteve të raportuara nga institucionet që kanë përgjegjësi mbikëqyrjen dhe zbatimin e ligjit, duke theksuar nevojën që disa prej tyre të përmirësojnë raportimin dhe, gjithashtu, të ketë involvim më të madh edhe të autoriteteve lokale në zbatimin e tij.

















