Kosova dhe Bashkimi Evropian kanë finalizuar marrëveshjen për vazhdimin e mandatit të EULEX-it (Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit) edhe për dy vite tjera.
Konfirmimin për këtë marrëveshje e ka kumtuar vet kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i cili ka thënë se të martën kjo çështje është dakorduar, kurse miratimi në Kuvend pritet të merret të enjten.
“Presim ta marrim këmbimin e letrës nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogerini, pastaj do të mbajmë një takim të Qeverisë dhe nesër (të enjten) mendojmë t’ia dërgojmë Kuvendit për shqyrtim dhe miratim”, ka deklaruar Mustafa në mbledhjen e qeverisë.
EULEX-i është misioni me i madh i Bashkimit Evropian i shtrirë në një vend. Ky mision, përveç kompetencave të caktuara ekzekutive në fushën e drejtësisë, kryesisht merret me këshillimin dhe monitorimin e institucioneve të Kosovës në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit.
Misioni i EULEX-it është vendosur në Kosovë në qershor të vitit 2008, për të ndihmuar rendin ligjor pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, transmeton rel
Ky mision ka trashëguar një pjesë të kompetencave nga misioni i Kombeve të Bashkuara – UNMIK.

















