Lajmet

Shqiptarët, të dytët me pasaporta të vendeve të BE-së

15.06.2016 11:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shqiptarët, të dytët me pasaporta të vendeve të BE-së

Pas marokanëve, me 92.700 të natyralizuar në vendet e BE-së vijnë shtetasit shqiptarë, me 41.000 persona. Turqit vijnë në vendin e tretë

Gjatë vitit 2014 në të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, të marra së bashku, janë natyralizuar ose kanë fituar shtetësinë 890 mijë të huaj nga vendet jashtë BE-së ose edhe nga shtetet anëtare. Marrë sipas numrit të banorëve, më së shumti të huaj ka natyralizuar Luksemburgu, bën të ditur eurostat në një kumtesë të publikuar të hënën.

Në këtë shtet të vogël, pasaportën e kanë fituar 5.8 veta në 1000 banorë vendorë, ose gjithsej 32016 veta. Kjo shkallë është shumë më e lartë se mesatarja në BE, e cila është vetëm 1.8 të natyralizuar në 1000 banorë, transmeton albinfo.ch.

Ndërsa pas Luksemburgut, vendet që kanë natyralizuar proporcionalisht më shumë të huaj janë: Irlanda me 4.6 në 1000 banorë, Suedia me 4.5 dhe Spanja me 4.4. ndërsa në shifra absolute, më së shumti pasaporta për të huajt ka ndarë Spanja. Në këtë vend gjatë vitit 2014 janë natyralizuar plot 205.000 të huaj ose afër një e katërta e të gjithë të huajve. Italia vjen e dyta me radhë me 129.900 të huaj, Britania e Madhe me 125.600 dhe Gjermania me 110.600, transmeton albinfo.ch.

Interesante për shqiptarët në këtë statistikë është radhitja e tyre në listën e të huajve që kanë marrë më së shumti pasaporta të një shteti të BE-së, përcjell albinfo.ch. Kështu, pas marokanëve, me 92.700 të natyralizuar në vendet e BE-së vijnë shtetasit shqiptarë, me 41.000 persona. Turqit vijnë në vendin e tretë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur