Joe Biden shpallet ‘Qytetar Nderi’ i Gjilanit

E publikuar: 14/06/2016 11:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëdhënësi i komunës, Ibrahim Ademi, konfirmoi për KALLXO.com se propozimi për këtë shpallje ka ardhur nga vetë kryetari i komunës, Lutfi Haziri.

Komuna e Gjilanit, në seancën e sotme të asamblesë, pritet ta shpallë Zëvendës Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, “Qytetar Nderi”.

Njoftimi është dhënë nga vetë komuna në rendin e ditës së asamblesë të shpërndarë gjatë të hënës.

Zëdhënësi i komunës, Ibrahim Ademi, konfirmoi për KALLXO.com se propozimi për këtë shpallje ka ardhur nga vetë kryetari i komunës, Lutfi Haziri.

Javën e kaluar, qeveria e Kosovës e ka emërtuar magjistralen Gjilan- Ferizaj me emrin e të birit të ndjerë të Joe Biden, Beau Biden, i cili kishte shërbyer në Kosovë para disa viteve.

(Kallxo.com)