Dita e 14 Qershorit shënon një ditë shumë të rëndësishme për Komunën e Gjakovës, si një nga zonat më të prekura nga lufta e fundit në Kosovë.
Është ditë kur shënohet Çlirimi i Gjakovës, ku zakonisht organizohen manifestime të ndryshme për shënimin e kësaj dite.
Edhe këtë vit janë paraparë aktivitete të ndryshme për nder të kësaj dite, të cilat do të fillojnë me homazhet tek varrezat e dëshmorëve, për t’u përmbyllur me një koncert, i cili do të mbahet në mbrëmje.
Lufta e dëmtoi Gjakovën shumë e djegu, e rrënoi dhe e shkatërroi gati tërësisht.
Por, dëmin më të madh, kjo luftë Gjakovës ia shkaktoi në aspektin emocional, për shkak të numrit të madh të njerëzve të vrarë nga kjo anë.