Lajmet

Shtyrja e liberalizimit zvarritë ratifikimin e demarkacionit

13.06.2016 15:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shtyrja e liberalizimit zvarritë ratifikimin e demarkacionit

Koalicioni qeverisës vazhdon të mos e procedojë në Kuvend projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit. Paralajmërimet e fundit nga Brukseli se liberalizimi i vizave për Kosovën mund të zbatohet gjatë vjeshtës duket se i ka dhënë më shumë komoditet qeverisë që këtë çështje të mos e fusë ende në procedurë.

Koha shtesë, sipas analistëve politik, do t’i nevojitet koalicionit që të provojë të hap dialogun me opozitën, e cila është vënë ashpër në kundërshtim të ratifikimit të kësaj marrëveshjeje, duke kërkuar rinegociimin e saj.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, thotë se paraprakisht do të duhej të kishte një konsensus të gjerë politik, pasi që bëhet fjalë për tërësinë territoriale të Kosovës.

“Të shpresojmë që do të kemi një vendimmarrje të shpejtë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që përfundimisht lëvizja e lirë e qytetarëve tanë të jetë ajo e cila duhet të jetë sikurse në gjithë rajonin”, ka deklaruar Veseli.

“Të njëjtën kohë do të procedojmë edhe në bazë të interesave të vendit tonë dhe në çështjen e demarkacionit. Çka është më kryesore duhet të kemi konsensusin e përbashkët që për vendimet të cilat janë të mëdha dhe që kanë të bëjnë me tërësinë territoriale të kemi edhe konsensusin e përbashkët”, ka thënë Veseli.

Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje, duke e cilësuar atë si të dëmshme, që si pasojë sjell humbjen e mbi 8 mijë hektarëve tokë të Kosovës.

Krahas opozitës është edhe një numër i caktuar i deputetëve nga partitë në pushtet që nuk e mbështesin marrëveshjen aktuale për demarkacionin me Malin e Zi. Ratifikimi i kësaj marrëveshje kërkon minimumin prej 80 votave të deputetëve apo dy të tretat e deputetëve.

Analisti i Institutit Demokratik të Kosovës, Albert Krasniqi, thotë se kjo marrëveshje nuk do të duhej të procedohej në Kuvend për ratifikim, para se të rishikohet edhe një herë nga një komision i përzier nga pushteti dhe opozita. Edhe ashtu, ka nënvizuar Krasniqi, sinjalet nga Brukseli janë që liberalizmi i vizave mund të ndodh në fund të vitit, kështu që Kuvendi ka kohë të mjaftueshme të ballafaqohet me këtë çështje.

“Është me interes që gjatë kësaj kohe sa presim dhënien e dritës jeshile nga ana e Parlamentit dhe instancave tjera të Bashkimit Evropian për liberalizim të vizave të mund të krijohet ky komision i veçantë, ta rishikojë këtë marrëveshje dhe më pastaj mund të sillet në Kuvend”, ka theksuar Krasniqi.

“Çfarëdo veprimi i njëanshëm nga partitë në pushtet, pra nga qeveria në këtë rast, do të ishte i rrezikshëm dhe do të mund ta përkeqësonte dhe thellonte krizën politike me të cilën tash e një kohë të gjatë po ballafaqohemi”, ka thënë ai.

Ratifikimi i marrëveshjes me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit është përmendur nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian si kusht para se Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së të miratojnë zbatimin e liberalizimit të vizave për Kosovën, pas rekomandimit pozitiv nga Komisioni Evropian, transmeton rel.

Megjithatë, në Kosovë ka kundërthënie dhe mospajtime të shumta nëse demarkacioni ka shënuar drejt vijën kufitare me Malin e Zi. Opozita madje ka paralajmëruar ndërmarrjen e veprimeve të ndryshme për të kundërshtuar këtë marrëveshje. Andaj, mbetet të shihet nëse qeveria do të ndërmarrë hapin final të dërgimit të saj për ratifikim në Kuvend apo do t’i japë fillimisht një rast bisedimeve me opozitën.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit