Paraqitja e sotme e Granit Xhakës kundër Shqipërisë ka kapur syrin e shumë mediave në Angli, ndërsa kjo nuk i ka ikur as analistit të Sky Sports dhe legjendës së Arsenalit, Thierry Henry.
Henry është ndarë shumë i kënaqur me paraqitjen e yllit të ri të Arsenalit, Granit Xhaka, i cili sot ndihmoi Zvicrën të marrë pikët e plota ndaj Shqipërisë, ndërsa kishte përballë edhe vëllain e tij, Taulantin.
“Ai tregoi se nuk i intereson kundër kujt po luan, vëllait të tij apo rrënjëve të tij. Graniti vetëm dëshironte ta fitonte këtë takim”, ka thënë Henry për BBC.
Graniti sipas Sky Sports tregoi më së miri aftësitë e tij në pasime, duke realizuar 101 të tillë, më tepër se çdo futbollist tjetër në fushë, ndërsa asnjë tjetër nuk arriti më shumë se 70. Por, ai u tregua shumë efikas me ndërprerjen e aksioneve që pritet të jenë vendimtare në lojën e Arsenalit.