Lajmet

Liberalizimi i vizave në fund të vitit

09.06.2016 19:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Liberalizimi i vizave në fund të vitit

Zëvendësministri i integrimeve evropiane, Ramadan Ilazi, i tha Radios Evropa e Lirë se liberalizimi i vizave për Kosovën ka shumë gjasa të përmbyllet deri në fund të vitit, pasi të jenë përmbushur kërkesat e Komisionit Evropian për lëvizje të lirë.

Ilazi tha se zhvillimet brenda BE-së brenda javëve të ardhshme mund të ndikojnë në ngadalësimin e marrjes së vendimit për liberalizim të vizave për shtetasit e Kosovës.

“Kjo është bindja jonë e thellë që Kosova do të marrë liberalizmin e vizave deri në fund të vitit, kuptohet, përveç nëse do të ketë ndonjë surprizë të paparashikuar, ku debati rreth zonës Schengen që është duke u zhvilluar në BE të merr një kahe tjetër. Mos te harrojmë që gjatë qershorit kemi zhvillime të tjera të rëndësishme, siç është referendumi për Britaninë e Madhe, për fatin e këtij shteti në raport me Bashkimin Evropian, do të mbetet apo do të largohet nga Bashkimi Evropian”.

“Të gjitha këto zhvillime mund të kenë ndonjë efekt negativ në proces, por e jona është që të sigurohemi qëasnjë obligim që ne e kemi në këtë proces të mos e injorojmë dhe anashkalojmë dhe të sigurohemi që e kemi plotësuar” tha Ilazi për Radion Evropa e Lirë, duke theksuar se po zhvillohet edhe fushatë vetëdijesuese për qytetarët e Kosovës rreth obligimeve nga liberalizimi i vizave

Komisioni Evropian në fillim të muajt maj, në një raport të tij, ka propozuar liberalizimin e vizave për Kosovën me kushtin e ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, të kundërthënshëm për opozitën, dhe rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Komisioni tha se do mbrojë propozimin e tij para Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian, dy institucione që duhet të vendosin për cështjen e liberalizimit të vizave paraprakisht.

Raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizim të vizave, Tanja Fajon, i tha Radion Evropa e Lirë, se Parlamenti në Kosovë duhet “ta miratojë sa më shpejt marrëveshjen për demarkacion” me qëllim të hapjes së mundësisë për lëvizje të lirë të qytetarëve.

“Raporti është në Parlament por sic e thash ratifikimi I marrëveshjes së kufirit, pas gjithë bisedave që kam pasur në ditët e kaluara, është një kusht absolut dhe pres që Parlamenti i Kosovës ta ratifikojë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Fajon.

Opozita në Kosovë ndërkohë, pas një vale kundërshtimesh në fund të vitit të kaluar, ka ritheksuar faktin se çdo përpjekje për ta futur në Parlament çështjen e kufirit do të përballet me reagime. Së fundi ajo ka kërkuar një komision të ri që do ta përkufizojë mirë, sipas saj, kufirin me Malin e Zi.

Përmbushja e kushteve të paraqitura nga Komisioni Evropian, pavarësisht reagimeve të opozitës, do të mund të ndikojë në qëndrimin e fortë të një pjese të vendeve anëtare të BE-së që e kanë kundërshtuar liberalizimin e vizave.

Theks i veçantë thuhet të jetë vënë në sundimin e ligjit, ose më thjeshtë një aksion më vendimtar i autoriteteve të vendit në luftën kundër korrupsionit, transmeton rel.

Sidoqoftë, vera e sivjetme mund të kalojë në çështje procedurale brenda Këshillit Evropian dhe Parlamentit të Evropës, dhe ka pak gjasa që ato të përmbyllen brenda disa muajsh.

Vendimi për lëvizje të lirë mund të merret më vonë gjatë vitit, por edhe zyrtarët e Kosovës e kanë të qartë se lëvizja e lirë mund të bëhet jo para dhjetorit të këtij viti.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje