Lajmet

Moska: Kosova të zbatojë marrëveshjet me Serbinë

09.06.2016 07:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Moska: Kosova të zbatojë marrëveshjet me Serbinë

Shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Zahir Tanin, ka nisur një vizitë zyrtare në Moskë të Rusisë, me qëllim të, siç thuhet, mbajtjes së kontakteve me vendet që janë të interesuara për gjendjen në Kosovë.

Një zëdhënës i misionit UNMIK, Jan Malekzade, i tha Radios Evropa e Lirë se Tanin ka takuar zyrtarët e lartë të Ministrisë së Jashtme Ruse, përfshirë edhe zëvendësministrin Gennady Gatilov, për të diskutuar çështjet rajonale.

“Përfaqësuesi i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm mban kontakte të afërta me të gjitha shtetet e interesuara për gjendjen në Kosovë dhe në veçanti me vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit. Ai së voni ka vizituar Uashingtonin dhe tani ndodhet në Moskë për të biseduar drejtpërdrejt me homologët e Federatës Ruse”, tha Jan Malekzade.

Misioni i OKB-së, që udhëhoqi me Kosovën që prej përfundimit të luftës e deri në shpalljen e pavarësisë së saj më 2008, prej mijëra punonjësve të saj ka zvogëluar numrin në disa qindra, duke kryer një rol të një zyreje politike. Misioni që funksionon mbi bazën e një Rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që prej vitit 1999, në baza të rregullta tre mujore harton raporte për sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, për gjendjen në Kosovë.

Vizita e shefit të UNMIK-ut në Moskë, Zahir Tanin, bëhet pak javë para raportimit të radhës për gjendjen në Kosovë dhe në pritje të rifillimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Ndërkohë, sipas një kumtese për media të Ministrisë së Jashtme ruse, në takimin me Tanin, zëvendësministri i jashtëm rus, Gennady Gatilov, i bëri thirrje Kosovës që të përmbushë obligimet e saj për të cilat ka arritur marrëveshje me Serbinë, transmeton rel.

“Gatilov theksoi nevojën e zbatimit të obligimeve që pala shqiptare e Kosovës ka marrë me marrëveshjet e arritura me palën serbe”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Jashtme ruse, të cilën e citon agjencia e lajmeve Sputnik. Gjithashtu në kumtesë thuhet se pala ruse ka ritheksuar rëndësinë e punës se misionit të OKB-së në Kosovë, në ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në rajon.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje