Ja kur do të publikohet kënga më e re e Era Istrefit (Foto)

E publikuar: 08/06/2016 16:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja Era Istrefi po vazhdon të shijojë suksesin ndërkombëtar me këngën “Bonbon”.

Por së shpejti pritet që Era të lansoj këngën e saj më të re, bile është bërë e ditur edhe dita se kur do të publikohet projekti më i ri i saj.

Ka qenë vet kompania “Ultramusic” e cila ka njoftuar se këtë të premte me 10 qershor, do të lansohet kënga e re e Era Istrefit, transmeton Magazina.al

Fansat nga e gjithë bota janë duke pritur me padurim projektin e parë të këngëtares, i cili do të jetë i pari që do të lansohet nga një kompani e huaj muzikore siç është “Ultramusic” e cila tashmë menaxhon karrierën e këngëtares nga Kosova.