Isufi: Vokrri ka bërë më shumë për Kosovën se Qeveria

E publikuar: 08/06/2016 00:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ahmet Isufi nga radhët e AAK-së ka thënë në Interaktiv të Kosovës se Qeveria e Kosovës nuk është duke kryer asnjë punë në të mirë të qytetarit.

Sipas tij, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka bërë më shumë për Kosovën sesa qeveria e shtetit.

“Fadil Vokrri ka bërë më shumë për Kosovën sesa Qeveria”, ka thënë Isufi duke shtuar se kjo qeveri për dy vjet nuk ka treguar asgjë.

Së fundmi FFK u pranua me të drejta të plota në institucionet më të larta të futbollit në botë, UEFA dhe FIFA.