Lajmet

Lansohet platforma digjitale për modernizimin e sistemit arsimor

07.06.2016 15:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Lansohet platforma digjitale për modernizimin e sistemit arsimor

Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Ministrinë e Administratës dhe kompaninë Microsoft e kanë lansuar platformën digjitale “Microsoft Showcase Classroom 365”, e cila do t’u mundësojë mësimdhënësve dhe nxënësve për mësim inovativ dhe ngritje të shkathtësive të tyre përmes mësimit digjital.

Ministria i Arsimit, Arsim Bajrami, tha se me këtë projekt po kontribuohet në modernizimin e sektorit të arsimit.

“Sot do të hapim qendrën inovative në MASHT e cila do të jetë një promovim i produkteve të kompanisë Microsoft në modernizimin e sektorit të arsimit, do të prezantojmë platformën Microsoft 365, një platformë shumë e rëndësishme e cila mundëson trajnime për akterë të ndryshëm të sistemit të arsimit, duke filluar nga mësimdhënësit nga udhëheqësit e sistemit arsimor në mënyrë që të japim një kontribut në modernizimin e sektorit të arsimit’, ka thënë ai.

Megjithatë, Bajrami e ka pranuar se menjëherë nuk do të mund të fillohet aplikimi i kësaj platforme në të gjithë Kosovën pasi që në vendet rurale nuk ka kushte të teknologjisë informative.

“Ne i dimë problemet në shkollat tona, e dimë se kemi ende shumë për të punuar për shkolla, natyrisht nuk do të mund t’i përfshijmë 1100 shkolla por planet e MASHT-it janë shumë të qarta që në fazën e parë t’i përfshijmë 100 shkolla të cilat do të pajisen me mësimin digjital, pastaj do të vijmë në një dinamikë të llogaritur në 300 dhe me një periudhë të caktuar do të mund të përfshihen të gjitha shkollat e Kosovës. Nuk kemi iluzion që kjo do të përfshijë gjithë sistemin arsimor, do të shkojmë me kujdes e dini se në disa shkolla kjo veç funksionon”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, ministri i Ministrisë së Administratës, Mahir Yagcilar, tha se teknologjia e informacionit në kohën e sotme është vendimtare për konkurrencë në tregun global.

“Bazuar në faktin se invoacioni dhe teknologjia e informacionit janë vendimtare në hapjen e mundësive të reja, që e rrisin konkurrencën dhe avancojnë prioritetet kombëtare atëherë si shtetet tjera edhe shteti ynë do të forcoj aftësitë e saj për të konkurruar në tregun global. Në këtë kontekst, duhet të rrisim përfshirjen digjitale, të adaptojmë dhe përmirësojmë sistemin e arsimit dhe të përgatisim të rinjtë për ekonominë globale”, ka deklaruar ai.

Kurse, përfaqësuesi i zyrës së “Microsoft”-it për rajon, Ljupco Georgiev, tha se kjo do t’u mundësoj politikbërësve të arsimit që të ngrisin shkathtësitë në hap me trendët e shekullit 21.

“Ky është një rezultat i përpjekjeve tona të përbashkëta me MASHT-in duke synuar që të themelojmë një qendër inovative në kuadër të ndërtesës së MASHT-it e cila u mundëson politikbërësve të arsimit, palëve tjera me interes dhe me influencë dhe drejtuesve të shkollave t’i eksplorojnë dhe të mësojnë se si programet e ‘Microsoft’-it në arsim i ngrisin shkathtësitë e shekullit 21 për nxënësit”, tha ai.

Qendra e kësaj platforme digjitale është hapur në objektin e MASHT-it dhe është pjesë e projektit të këtij institucioni “E-Shkolla”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje