Kosova “e vetmuar” në luftën rajonale kundër terrorizmit

07.06.2016 13:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kosova “e vetmuar” në luftën rajonale kundër terrorizmit

Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe këmbimi i informatave ndërmjet institucioneve të sigurisë së vendeve të ndryshme, janë elemente thelbësore për luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, por në këtë pikë, Kosova përballet me probleme, vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës dhe njohës të rrethanave të sigurisë në vend.

Në raportin e fundit vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit për terrorizmin, thuhet se “mosnjohja e Kosovës nga Serbia dhe Bosnjë dhe Hercegovina pengojnë pjesëmarrjen (e Kosovës) në shumë nisma rajonale kundër terrorizmit”.

Ministri i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Kosovës, Skënder Hyseni, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson që mosnjohja e Kosovës nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina, si dhe mungesa e marrëdhënieve diplomatike me këto dy vende të rajonit, është pengesë kryesore për shkëmbim informatash dhe angazhimin më substancial të vendit në luftë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, në kontekstin rajonal.

“Me Serbinë dhe Bosnjën ka deficit pothuajse total të këmbimit të çfarëdo informacioni. Ndërkohë që me vendet tjera të rajonit ne kemi bashkëpunim të mirë, përgjithësisht. Diku më mirë e diku jo edhe aq kënaqshëm. Me Shqipërinë kemi bashkëpunim të ngushtë, ndërkohë që me vendet tjera, ende ka shumë punë për tu bërë”.

“Ka bashkëpunim me Malin e Zi, por me Maqedoninë ndonjëherë është pak sa më i ndërlikuar bashkëpunimi. Sido që të jetë, Kosova është shumë e hapur për bashkëpunim në këtë fushë. Natyrisht, për bashkëpunim në kanale strikte zyrtare dhe serioze”, ka theksuar ministri Hyseni.

Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për terrorizmin, gjithashtu është thënë se “anëtarësimi i Kosovës në shumë organizata rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe OKB-në, është bllokuar nga shtetet që nuk e njohin pavarësinë e saj. Mungesa e anëtarësimit dhe mosnjohja e pengojnë bashkëpunimin rreth shumë çështjeve, përfshirë edhe kundër terrorizmit”.

Skender Perteshi, analist i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë se pengesat më të mëdha ndaj Kosovës për tu bërë pjesë e iniciativave rajonale dhe ndërkombëtare në luftë kundër terrorizmit, vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, të cilat nuk e kane njohur pavarësinë e vendit.

Pengesat e tilla, ai i vlerëson si politike.

“Politika është fajtore, sepse pak a shumë, mbase edhe mund të ndikojë në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Kjo për shkakun se, pasi që Kosova nuk është pjesë e këtyre iniciativave rajonale, e ka më të vështirë që të ketë qasje në informacione dhe e ka më të vështirë të shkëmbejë informacione me organizatat simotra të vendeve tjera ndërkombëtare. Kjo në mënyrë direkte e afekton luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit”.

Muajin e kaluar, Kosova ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me FRONTEX-in, agjenci kjo e specializuar e Bashkimit Evropian për menaxhim të kufijve dhe luftimin e të gjitha krimeve tej kufitare, përfshirë edhe ekstremizmin.

Megjithatë, mospranimi i Kosovës, si shtet i pavarur, nga ana e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, si dhe 5 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, e ka lënë vendin jashtë organizmave ndërkombëtarë të sigurisë, sikurse Interpoli.

Ministri Hyseni, thekson se mungesa e shkëmbimit të informatave me organizmat e tillë dhe me iniciativat rajonale të sigurisë, e hendikepon Kosovën në luftë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

“Ne kemi nevojë për qasje në këmbim ndërkombëtar të informacionit. Kryesisht dhe në rend të parë për të pasur informacione për qytetarë të huaj që hyjnë në Kosovë, që vijnë në Kosovë për vizitë. Dhe ne, nuk kemi informacione. Ka plot qytetarë të Lindjes që vijnë në Kosovë për vizita të ndryshme dhe ta zëmë që Interpoli mund të ketë informata kredibile për ndonjë të tillë. Por, ne nuk i kemi ato sepse nuk kemi bashkëpunim bilateral”, tha Hyseni, transmeton rel.

Megjithatë, ministri Hyseni ka shtuar se për sa i përket bashkëpunimit me qytetarët e Kosovës, në luftë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, institucionet e sigurisë së vendit kanë shënuar sukses mjaft të mirë dhe sipas tij, në këtë pikë, Kosova qëndron më mirë se shumica e vendeve të Evropës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Qorrolli thotë se ka pasur edhe emra të tjerë të propozuar nga Kurti për President

Qorrolli thotë se ka pasur edhe emra të tjerë të propozuar nga Kurti për President

Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani refuzon marrëveshjen

Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani refuzon marrëveshjen

Arrestohet 23-vjeçari në Shtime për dhunë në familje, ndalohet për 48 orë

Arrestohet 23-vjeçari në Shtime për dhunë në familje, ndalohet për 48 orë

OVL-UÇK: Shtyrja e vendimit në Hagë është goditje ndaj drejtësisë dhe të drejtave të njeriut

OVL-UÇK: Shtyrja e vendimit në Hagë është goditje ndaj drejtësisë dhe të drejtave të njeriut

Përparim Rama: Prishtina nesër prezantohet në “Expo AI 2026” në Washington si qendër e inovacionit dhe rinisë

Përparim Rama: Prishtina nesër prezantohet në “Expo AI 2026” në Washington si qendër e inovacionit dhe rinisë

Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mirë në Hagë, i lumtur që e çova amanetin në vend

Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mirë në Hagë, i lumtur që e çova amanetin në vend

Ujësjellësi “Prishtina”: Borxhi prej 45 milionë eurosh po rrezikon investimet dhe shërbimet për qytetarët

Ujësjellësi “Prishtina”: Borxhi prej 45 milionë eurosh po rrezikon investimet dhe shërbimet për qytetarët

Ferat Shala nuk do të garojë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit: PDK-së i duhet frymë e re

Ferat Shala nuk do të garojë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit: PDK-së i duhet frymë e re

Memli Krasniqi pas vizitës në Hagë: Po i numërojmë ditët deri në kthimin e Kadri Veselit dhe bashkëluftëtarëve në Kosovë

Memli Krasniqi pas vizitës në Hagë: Po i numërojmë ditët deri në kthimin e Kadri Veselit dhe bashkëluftëtarëve në Kosovë

Kosovës i shtohen edhe 17 gjyqtarë të rinj

Kosovës i shtohen edhe 17 gjyqtarë të rinj

U.D Presidentja Haxhiu vizitoi Shoqatën e Familjeve të të Pagjeturve në Mitrovicë

U.D Presidentja Haxhiu vizitoi Shoqatën e Familjeve të të Pagjeturve në Mitrovicë

Kupchan: Kosova më përpara mund të hyjë në NATO se në BE

Kupchan: Kosova më përpara mund të hyjë në NATO se në BE

Kurti fton mërgimtarët që të regjistrohen për votim nga jashtë vendit

Kurti fton mërgimtarët që të regjistrohen për votim nga jashtë vendit

Konjufca takohet me homologen e tij në Irlandë, i kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në BE

Konjufca takohet me homologen e tij në Irlandë, i kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në BE

AKB: Disa ngarkesa me produkte ushqimore nga Shqipëria po mbahen të bllokuara gjatë në Morinë

AKB: Disa ngarkesa me produkte ushqimore nga Shqipëria po mbahen të bllokuara gjatë në Morinë

Osmani: Mërgatë, më 7 qershor ju duam përsëri bashkë – ejani në Kosovë

Osmani: Mërgatë, më 7 qershor ju duam përsëri bashkë – ejani në Kosovë