Lajmet

Shikuan ndeshjen, paditet pronari i lokalit

07.06.2016 12:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shikuan ndeshjen, paditet pronari i lokalit

Policia e Ulqinit ka iniciuar kërkesën për fillimin e procesit të kundërvajtjes kundër „Allaj Company” dhe përfaqësuesit të saj të autorizuar Skender Alloviq për shkak të “prishjes së rendit dhe qetësisë publike”.

Policia thekson se me 11 tetor të vitit të kaluar është prishur rendi dhe qetësia publike në mënyrë që në objektin e tij afarist “Shisha bar” nga ana e disa personave të pranishëm janë brohoritur fjalët ofenduese në bazë të përkatësisë nacionale “Shqipëri etnike”, “UÇK” dhe se janë valëvitur flamujt e shtetit tjetër, Shqipërisë.

Alloviq akuzohet se për këtë gjë nuk e njoftoi policinë dhe se “humbi kontrollin e detyruar”, transmetojnë potalet shqiptare në Mal të Zi, UL-info/Malesia.Org.

“Njerëzit në lokalin tim ndoqën ndeshjen Armeni-Shqipëri. Nuk kishte asnjë lloj incidenti dhe as nuk erdhi policia. Mendoj se bëhet fjalë për skandal për të cilin do të njoftoj adresat vendase dhe ndërkombëtare të cilat merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ambasadat e huaja dhe Delegacionin e BE-së”, thotë pronari i “Shisha bar”.

Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Mehmet Zanka ka reaguar ndaj padisë policore.
Në reagim thuhet:
Ishim të bindur se në Malin e Zi demokratik, multinacional dhe multikonfesional nuk mund të dalë nga MPB-ja dokumenti, gjegjësisht padia e cila i ngjanë atyre të viteve të ’80-ta të shekullit të kaluar.

Po paditet penalisht përfaqësuesi zyrtar i SHPK “Alaj Company” për arsye se më 11.10.2015 ka lejuar që në lokalin e tij mysafirët të ndjekin ndeshjen e futbollit në mes Armenisë dhe Shqipërisë, si dhe për arsye se mbas ndeshjes është brohoritur UÇK dhe Shqipëri.

Rikujtojmë këto zotërinj, të cilët siç duket kanë harruar, se para më shumë se një dekade është hequr ligji për delikt verbal dhe se Mali i Zi pak kohë më parë festoi 10 vjetorin e pavarësisë, si dhe synon integrimet Euro-Atlantike.

Me përgjegjësi të plotë pohojmë se në këtë lokal nuk ndodhi asgjë e papërshtatshme. I vetmi mëkat i këtyre të rinjve ishte që bënë tifozllëk për skuadrën e shtetit të tyre amë. Nuk kishte asnjëfarë incidentesh dhe asnjëfarë intervenimesh të organeve të rendit në hapësirat e lokalit.

Prandaj jemi të zemëruar me padinë e ngritur e cila, dorën në zemër, më shumë shërben në krijimin e klimës antishqiptare se sa shërben për ruajtjen e rendit dhe qetësisë.

Ftojmë Ministrin e punëve të brendshme dhe të gjithë organet kompetente të reagojnë kundër këtij dhe akteve të ngjashme sepse kjo nuk është karakteristikë e Malit të Zi të shekullit 21.

Shqiptarët i festojnë dhe gjithmonë do t’i festojnë sukseset e përfaqësueses së tyre prandaj paditë e këtij lloji nuk i trembin. Ato vetëm prishin imazhin euroatlantik të Malit të Zi.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje