Lajmet

Veseli: Diaspora kosovare dhe ndërmarrjet austriake tashmë destinacion të ri të investimit në Kosovë

06.06.2016 15:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Veseli: Diaspora kosovare dhe ndërmarrjet austriake tashmë destinacion të ri të investimit në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në kuadër të vizitës në Austri, bëri sot hapjen e Forumit ekonomik “Kosovo, a market full of opportunities”, e cila po zhvillon punimet në Vjenë, me pjesëmarrje të mbi 100 bizneseve të ndryshme.

Kreu i Kuvendit tha se diaspora e Kosovës në Austri dhe ndërmarrjet austriake tashmë kanë një destinacion të ri të investimit në Kosovë, e cila ofron mundësi të jashtëzakonshme për investitorët.

“Institucionet e Kosovës janë të gatshme t’i mbështesin investitorët nga Austria që vijnë në Kosovë. Ne kemi ndërtuar bazë të mirë ligjore dhe politika fiskale që përkrahin një klimë të favorshme për çdo ndërmarrësi”, theksoi Veseli.

Po sot, kryetari i Kuvendit të Kosovës, i shoqëruar nga ministrat e resorëve ekonomikë e financiarë të Qeverisë së Kosovës, zhvilloi një takim të veçantë me përfaqësues të Odës Ekonomike Austriake.

Duke i konsideruar të shkëlqyeshme marrëdhëniet politike midis Vjenës dhe Prishtinës zyrtare, Veseli tha se pret që këto marrëdhënie të shndërrohen në këmbime ekonomike.

“Kosova ka çka t’u ofrojë investitorëve. Resurse të mira natyrore, kapacitete humane, si dhe politika fiskale, që e bëjnë Kosovën një vend të mirë për investime”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit