Lajmet

Hoti: Reforma fiskale ka krijuar ambient për zhvillim të biznesit

06.06.2016 13:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Hoti: Reforma fiskale ka krijuar ambient për zhvillim të biznesit

Ministri i Financave Avdullah Hoti, ka deklaruar të hënën se reformat në fushën fiskale që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës në këto dy vitet e fundit, përveç që kanë krijuar një ambient dhe insentiva të mira për zhvillimin e biznesit, ato kanë ndikuar edhe në gjenerimin më të mirë të të hyrave.

Këto komente, sipas MF-së, Hoti i bëri në forumin “Tregtia dhe investimet në Kosovë – Treg me mundësi të mëdha”, të organizuar nga Oda Ekonomike Austriake, i cili po mbahet në Vjenë, ku po ashtu tha se Kosova ka një sistem të thjeshtë dhe me norma të ulëta tatimore. Në këtë forum po marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i afaristëve dhe kompanish austriake si dhe përfaqësues të kompanive kosovare, transmeton Koha.net.

Sa i përket reformës fiskale Hoti tha se Qeverisë e Kosovës, përmes ndryshimit të pakos fiskale ka bërë të mundur që sistemi ynë tatimore njëkohësisht të jetë mbështetës për sektorin privat por edhe ende të gjenerojë të ardhurat e nevojshme për të financuar aktivitetet thelbësore të qeverisë.

Hoti përmendi veprime konkrete që Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë për të nxitur zhvillimin e sektorit privat, siç është lirimi nga pagesa e TVSH-së e të gjitha makinerive që do të përdoren për prodhim, lirimin nga TVSH-ja e të gjitha pajisjeve të IT-së, është bërë thjeshtësimi i procedurave dhe shkurtimi i kohës së rimbursimit të TVSH-së.

Një reformë tjetër të cilën e kanë nisur autoritet kosovare, e që e ka mbështetjen edhe të FMN-së është procesi i unifikimit të ATK-së dhe Doganës së Kosovës.

Kur jemi të borxhi publik, Hoti tha se Kosova përballet me nivel të ulët të borxhit publik, dhe ky është një rast i mirë që do të na mundësoj në të ardhmen financimin e projekteve të ndryshme.

Një sukses tjetër i arritur nga Qeveria e Kosovës, e që do të ndikoj drejtpërdrejt në rritjen e besimit të investitorëve të huaj për të investuar në Kosovë, por edhe bizneseve kosovare qasje në tregun evropian është fillimi i zbatimit të MSA-së në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Një pikë tjetër, pa të cilën reformat e ndërmarra nuk do të ishin të plota, dhe të cilës i kemi kushtuar kujdes të veçantë është rritja e transparencës dhe përgjegjësisë në mënyrën se si menaxhohet paraja publike në vend.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje