Vuçiq flet për zgjidhje të pranueshme në dialog me Kosovën

E publikuar: 06/06/2016 13:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, tha sot se Serbia është e përcaktuar që në dialogun me Prishtinën të arrihen marrëveshje të pranueshme për të dy palët, por me kusht të ruajtjes së plotë të interesave kombëtare e shtetërore, e citojnë mediet e Beogradit të ketë deklaruar ai, transmeton Koha.net.

Vuçiq dhe drejtoresha e Departamentit për Europën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në shërbimin e Politikës së Jashtme të BE-së, Angelina Eichhorst, diskutuan sot zbatimin e Marrëveshjeve të Brukselit dhe theksuan se është me rëndësi të vazhdohet dialogu midis Beogradit e Prishtinës.