Lajmet

Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit: Shqipëria kontribut në luftën kundër ISIS

03.06.2016 00:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit: Shqipëria kontribut në luftën kundër ISIS

Departamenti amerikan i Shtetit në raportin më të fundit të përvitshëm të publikuar mbi terrorizmin global shkruan se kërcënimi mbarëkombëtar prej tij po bëhet gjithnjë e më shumë i decentralizuar, teksa grupe të tilla si Shteti Islamik po përhapen në rajone të ndryshme, përfshi Azinë Juglindore, Kaukazin Verior të Rusisë dhe Afrikën.
Për DASH, Shteti Islamik mbetet kërcënimi më i madh global që prej vitit të kaluar, me një forcë “të jashtëzakonshme” në Siri dhe në Irak.

Departamenti i Shtetit liston afro 60 grupe të huaja terroriste, të konsideruara prej Shteteve të Bashkuara, në raportin e tij më të fundit, duke përcaktuar madje edhe shtete të veçanta si aktorë “të këqinj” në luftën globale antiekstremizëm.

Mes tyre janë Irani, Sudani dhe Siria, ndërsa DASH jep edhe një listë prej 45 shtetesh që kanë miratuar ose kanë përditësuar ligje të reja në lidhje me përballjen ndaj luftëtarëve të huaj. Sipas raportit, 35 vende kanë arrestuar të tillë luftëtarë, ndërsa 12 shtete “kanë hetuar me sukses” të paktën një luftëtar të huaj gjatë vitit të kaluar.

Në kapitullin për Shqipërinë thuhet se vendi ynë ka qenë një përkrahës i përpjekjeve kundër terrorizmit për vitin 2015, ndërsa ka vijuar pjesëmarrjen në koalicionin global të udhëhequr prej SHBA-ve në luftën kundër ISIL (Shtetit Islamik në Irak dhe Levant), duke dhuruar një sasi të konsiderueshme armësh dhe municioni për forcat peshmerga në Irak.

DASH, në raportin për vitin 2015 vlerëson legjislacionin shqiptar, i cili parashikon dënime të ashpra për aktet e terrorizmit, financimin e tij, grumbullimin, transferimin dhe fshehjen e fondeve që financojnë terrorizmin, si dhe transaksionet me personat e listuar si të sanksionuar nga OKB-ja. Por edhe për rekrutimin dhe stërvitjen e personave për ndërmarrjen e akteve terroriste, sikurse edhe për ngritjen, udhëheqjen apo pjesëmarrjen në organizata terroriste.

E vetmja notë negative e këtij raporti është korrupsioni, që sipas DASH, i kombinuar me një sistem drejtësie që funksionon dobët, vazhdon të pengojë përpjekjet për vendosjen e rendit në të gjitha nivelet në Shqipëri.

Sa i përket Kosovës, DASH thotë se kërcënimi i ekstremizmit të dhunshëm islamik është rritur gradualisht që prej konfliktit të vitit 1999, nxitur pjesërisht prej financimit nga organizatat e huaja që predikojnë ideologji ekstremiste. Rreth 250 luftëtarë të huaj terroristë nga Kosova, kanë udhëtuar në Siri dhe Irak për të luftuar përkrah ISIS ose Frontit al-Nusra, prej të cilëve janë vrarë 50 vetë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Haradinaj pas protestës në Prishtinë: Faleminderit gjithë shqiptarëve, “Jo në emrin tim!”

Haradinaj pas protestës në Prishtinë: Faleminderit gjithë shqiptarëve, “Jo në emrin tim!”