Sadik Halitjaha: Veteranë s’janë vetëm ata që luftuan, por edhe ata që ndihmuan UÇK-në

E publikuar: 02/06/2016 21:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut dhe anëtari i Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit, invalidit dhe veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sadik Halitjaha, ka deklaruar se vetëm në zonën e Budakovës gjatë kohës së luftës në Kosovë, kishte pasur 533 ushtarë.

Ai në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se në mesin e veteranëve hyjnë edhe ata që e kanë ndihmuar UÇK-në me logjistikë.
“Vetëm në Budakovë kam pas një batalion prej 533 ushtar në vitin 1998. 7000 ushtarë të UÇK-së kishte deri në vitin 1998. Kur i kemi përcaktuar kriteret në ligj, nuk kemi thënë se i kemi ndarë ata që kanë luftuar, kanë sjellë armë, kanë strehuar ushtarë etj. Sipas ligjit, nuk do të thotë se këta nuk janë veteranë. Ka pasur shërbime të ndryshme brenda UÇK-së që e kanë përbërë ushtrinë”, ka thënë Halitjaha në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova.