Plumba e të shtëna u dëgjuan gjatë mesantës në Komunën e Mitrovicës. Sulmi u drejtua në Kuvendin Komunal të këtij qyteti.
Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës, tha se ky akt është kryer në orët e mesnatës të së mërkurës.
Kryetari Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri për Tribuna Channel ka thënë që në Mitrovicë është punuar shumë për stabilitet në qytet dhe se tash nuk është koha e plumbave. Ai ka deklaruar se plumbat nuk e trembin Komunën e Mitrovicës.
Gjithashtu ai ka thënë që ky proces është duke u mbikqyrur nga Policia e Kosovës, Departamenti krime të rënda.
Opozita e qytetit të Mitrovicës, respektivisht Partia Demokratike e Kosovës ka dal me një reagim duke akuzuar Bahtirin që komunën e ka kthyer në pronë private dhe sipas PDK-së kryetari Agim Bahtiri pozitën e tij e ka shfrytëzuar për t’i punësuar të afërmit e tij të cilët defilojn të armatosur, duke i përjashtuar nga komuna qytetarët të cilët e kanë votuar, kanë shtuar PDK.




























