Lajmet

Ymeri dhe Kurti te Nishani: I kërkojnë që Shqipëria të kujdeset për kufijtë e Kosovës

02.06.2016 16:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ymeri dhe Kurti te Nishani: I kërkojnë që Shqipëria të kujdeset për kufijtë e Kosovës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri bashkë me Albin Kurtin, sot janë takuar me presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani.
Ymeri nëpërmjet Facebook’ut ka shkruar se kufijtë e Kosovës janë kufij kombëtarë për të cilët është i obliguar të kujdeset edhe shteti shqiptar.

Më poshtë lexoni postimin e plotë të Ymerit.

“Sot, takuam Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani. Gjatë bashkëbisedimit, në emër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! i bëra të ditur Presidentit qëndrimet e shqetësimet tona për situatën politike në Kosovë, por edhe gjendjen e shqiptarëve në rajon.

I thashë Presidentit se kufijtë e Kosovës janë kufij kombëtarë për të cilët është i obliguar edhe shteti shqiptar. Biseduam për nevojën e koordinimit të dy shteteve për çështjet rajonale, duke filluar nga mekanizmat për bashkëpunim ekonomik, të sigurisë dhe politikës së jashtme. Kemi ndarë me z. Nishani përvojën e Kosovës në çështjen e drejtësisë me ç’rast treguam se “drejtësia ndërkombëtare” ka rezultuar si legjitimuese e korrupsionit lokal.

Drejtësia për Shqipërinë duhet të burojë nga brenda, e kusht për këtë janë politikanët e pakorruptueshëm e kurajoz. Kemi ndarë shqetësimin mbi privatizimet e koncesionet që po e dëmtojnë ekonominë andej e këndej kufirit, duke shkaktuar papunësi e rënie të prodhimit vendor.”/Gazeta Express/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje