Lajmet

Pritet “uragan” arrestimesh! Kush do të jenë “peshqit e mëdhenj”?!

01.06.2016 23:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Pritet “uragan” arrestimesh! Kush do të jenë “peshqit e mëdhenj”?!

Ditët dhe muajt në vijim do të jenë shumë të nxehtë për Kosovën. Gazeta Blic nga burime ndërkombëtare ka marrë vesh se në Kosovë pritet të ketë arrestime të shumta për krim të organizuar dhe për veprime tjera të paligjshme. Në mesin e të arrestuarve, sipas burimeve pritet të ketë edhe “peshq të mëdhenj”.

“Janë dy opsione kohore që po përmenden sa i përket mundësisë së një “uragani” arrestimesh të “peshqve të mëdhenj”. Sipas opsionit të parë, arrestimet mund të ndodhin përgjatë këtyre dy javëve, dhe nëse këto arrestime nuk ndodhin tash, atëherë vjeshta do të jetë edhe më e nxehtë”, ka theksuar ky burim i Gazetës Blic.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve, janë të paktën 3 ose 4 “peshq të mëdhenj” që do të bien në këtë aksion.

Megjithatë, këto burime nuk kanë dhënë detaje se kush mund të jenë të arrestuarit, por që dyshohet se ata janë të përfshirë në krim të organizuar dhe në veprime tjera kriminale.

Ndërkaq, para disa javësh, ishte arrestuar njëri nga njerëzit më të fuqishëm në Kosovë, Azem Syla, nën dyshimin për tjetërsim të paligjshëm me prona. Ky grup kriminal, sipas Prokurorisë i përbërë nga më shumë se 50 persona, dyshohet se kanë përfituar në mënyrë të paligjshme dhjetëra miliona euro.

Ish- komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla tashmë gjendet në paraburgim.

Në vjeshtë ndërkaq, është paralajmëruar se do të mund të funksionalizohet edhe Gjykata Speciale, e cila do të merret me krimet e supozuara të luftës, të kryer nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gazeta Blic kishte raportuar se do të jenë hiq më pak se 11 ish- udhëheqës të lartë të luftë së UÇK-së që do të akuzohen nga kjo gjykatë, nën dyshimin për krime lufte.

Gazetari Milaim Zeka kishte përmendur emrat e disa prej komandantëve të luftës që do të jenë të akuzuar nga Gjykata Speciale. Ai në këtë liste kishte futur edhe presidentin e vendit, Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, emrin e ish- komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku etj./ Gazeta Blic

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje