Lajmet

MIE: Procesi për vizat në fazën përfundimtare, vendimi merret nga BE

01.06.2016 16:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
MIE: Procesi për vizat në fazën përfundimtare, vendimi merret nga BE

Institucionet e Kosovës ende nuk e dinë se kur do të merret vendimi për heqjen e vizave për kosovarët. Pas propozimit të Komisionit Europian për heqje të vizave, më 4 maj janë dhënë data të ndryshme se kur kosovarët do të mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen, por deri më tani nuk ka ndonjë datë të saktë.

Në Ministrinë e Integrimeve Europiane të Kosovës (MIE), e cila e ka udhëhequr këtë proces, thonë se propozimi i Komisionit Europian është duke u shqyrtuar dhe, se vendimi për heqjen e vizave, merret nga Parlamneti Europian dhe Këshilli i BE-së, raporton lajmi.net

Mediat në vend, sot kanë shkruar se vendimi për heqjen e vizave për Kosovën mund të ndodhë në vjeshtë dhe se Parlamenti Europian e Këshilli i Ministrave të BE-së, nuk do të diskutojnë gjatë kësaj jave për çështjen e liberalizmit të vizave për Kosovën.

Ndërsa në Ministrinë e Integrimeve Europiane thonë se ky proces është në fazën e fundit, por nuk kanë dhënë ndonjë datë se kur mund të ndodhë një gjë e tillë.

“Propozimi i Komisionit Evropian për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, bazuar në procedurat e brendshme ligjore të institucioneve të Bashkimit Evropian, duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian si dhe Këshilli i BE-së”.

“Aktualisht ky propozim është duke u shqyrtuar nga Parlamenti Evropian, institucion ky që ka emëruar edhe raportuesen për Kosovë për procesin e vizave”.

“Çështja e liberalizimit të vizave tani po kalon aspektet e fundit procedurale në institucionet e BE-së dhe afati për përfundimin e tyre varet nga këto institucione”, thuhet në përgjigjen e ministrisë për lajmi.net.

Komisioni Europian me 4 maj të këtij viti ka dhënë rekomandimin për heqjen e vizave për Kosovën, ndërsa nga zyrtarë të BE-së, është kërkuar që Kosova ta votojë marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi para se Parlamenti Europian dhe Këshilli i Ministrave të BE-së, ta marrin një vendim për këtë.

Ky kusht i BE-së është cilësuar si i padrejtë nga paritë opozitare në Kosovë, të cilat këtë marrëveshje e kanë kundërshtuar që nga nënshkrimi i saj.

Madje, ato kanë paralajmëruar se do ta pengojën ratifikim e saj në Kuvend dhe do të organizojë dhe protesta.

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje