Nexhat Demaku godet Kryeministrin Isa Mustafa!

E publikuar: 01/06/2016 00:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku është shprehur i zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës, për shkak se komuna që ai drejton e ka humbur një projekt shumë të rëndësishëm, për shkak të neglizhencës së kryeministrit. Demaku ka theksuar kjo neglizhencë është bërë qëllimisht, raporton Gazeta Blic.
Investimi që u bë në Podujevë, ishte paraparë të shkonte në Drenas. Por, sipas Demakut, për shkak të neglizhencës së qëllimshme të qeverisë, u dëmtua komuna që ai drejton.

“Më vështirë është që sot të realizohet një projekt se sa në kohën e UNMIK-ut”, ka theksuar ai. I pyetur se dërgimi i këtij projekti në Komunën e Podujevës a është bërë për arsye politike, ai ka thënë se “shpresoj të mos jetë kjo arsyeja”.

I pari i Drenasit ka thënë se ka pritur gati një vit nga Qeveria për një vendim, që do ta mbështeste një investitor kaq serioz.

Sipas Demakut edhe zëvendësministrat e ndryshëm, nuk komunikojnë ndërmjet tyre.