Lajmet

Janjiq: Bashkësia e komunave serbe mund të vetëshpallet

31.05.2016 08:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Janjiq: Bashkësia e komunave serbe mund të vetëshpallet

Një raund i bisedimeve në Bruksel për çështje teknike ka ritheksuar dallimet ndërmjet palëve dhe ka ngritur shqetësime të reja për vazhdimin e dialogut, që duhet të çojë në normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Në Beograd, ndërkaq, janë shtuar zërat se në pamundësi të arritjes së një marrëveshjeje për çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe, Serbia do ta shfrytëzojë për shpalljen e njëanshme të bashkësisë së komunave.

Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike, i tha Radios Evropa e Lirë, se muaji korrik është afati i fundit për përfundimin e punës në hartimin e statutit të Asociacionit dhe në rast të mos përmbushjes së këtij afati ka rrezik që Serbia të ecë një hap përpara.

“Bashkësia ndërkombëtare druan se Beogradi ka përgatitur një skenar për vetëshpalljen e bashkësisë së komunave. Kjo do të thotë se, për shkak të pakënaqësisë me ngadalësinë e procesit, bashkësitë e komunave të vetëshpallen dhe të konstituohen.”

“Kjo do të jetë sfida më e madhe e këtyre bisedave teknike. Nëse në nivelin e ekspertëve vlerësohet se kjo frikë nuk është e arsyeshme atëherë me siguri më fillimin e qershorit, menjëherë pas krijimit të qeverisë së Serbisë, do të pasojë takimi i kryeministrave Vuëiq e Mustafa, që do të zhbllokojë çështjen e bashkësisë së komunave”, tha Janjiq.

Por, për ministren për dialog të Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, vetëshpallja e bashkësisë së komunave është një hap i pamundur dhe ritheksoi faktin se Serbia në të kaluarën ka bërë hapa të njëanshëm me të cilët, siç tha, ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit.

“Serbia e ka parasysh se pa i plotësuar të gjitha marrëveshjet e Brukselit mund t’ia bllokojë vetes rrugën për në BE”, tha Edita Tahiri për Radion Evropa e Lirë.

Çështja e strukturave paralele në veri të Kosovës, ndërkohë, ka bllokuar procesin e bisedimeve, duke krijuar hendek më të thellë mes palëve dhe duke pamundësuar edhe zbatimin e një numri marrëveshjesh, posaçërisht asaj për Asociacionin e Komnave me shumicë serbe. Për palën e Kosovës strukturat paralele duhet të zhbëhen për t’i hapur rrugën zbatimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve, në veçanti për Asociacionin.

Për Serbinë, ndërkaq, themelimi i Asociacionit duhet të ketë një afat të përcaktuar kohor. Ndërkohë, kryetari i Listës Serbe në Kosovë, Slavko Simiq, i tha Radio Evropa e Lirë se Asociacioni i komunave serbe është i domosdoshëm sepse, sipas tij, nënkupton ‘mbijetesë për popullatën serbe dhe është një çelës i marrëveshjes së Brukselit’.

“Na duhet dialog, na duhet pak më shumë durim dhe të bëhet një presion mbi përfaqësuesit ndërkombëtarë, mbi bashkësinë ndërkombëtare dhe institucionet ndërkombëtare, që së bashku me shqiptarët të fillojmë sa më shpejt krijimin e bashkësisë së komunave serbe”, tha Simiq.

Ndryshe, Asociacioni ngriti kundërshtimet e fuqishme në skenën politike në Kosovë, me opozitën që nuk lejoi mbajtjen e seancave të Kuvendit, duke përdorur gazin lotsjellës, situatë kjo që çoi drejt një vendimi të Gjykatës Kushtetuese për shpërputhjen e statutit të Asociacionit me Kushtetutën.

Zhbërja e strukturave paralele, ndërkaq, është bërë çështje më e komplikuar, për faktin se strukturat koordinuese të krijuara nga Beogradi zyrtar që më 2013, për të ndihmuar në integrim në institucionet komunale të Kosovës, janë shndërruar në struktura poashtu paralele.

Takimi i nivelit të kryeministrave mendohet se do të zhbllokojë gjithë procesin, por për këtë nevojitet krijimi i qeverisë në Serbi dhe njëkohësisht edhe qetësimi i situatës në Kosovë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje