Lajmet

Gecaj:Të gjithë janë çuar kundër LDK-së, vetëm pse po udhëheq mirë me qeverinë

27.05.2016 10:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gecaj:Të gjithë janë çuar kundër LDK-së, vetëm pse po udhëheq mirë me qeverinë

Bajram Gecaj, këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, nëpërmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se të gjithë janë çuar kundër LDK-së, vetëm pse iu dha mundësia që ta udhëheq qeverinë.

Gecaj ka shkruar në Facebook se që nga formimi i qeverisë së re, LDK është duke u sulmuar pamëshirshëm, duke synuar edhe përmbysjen me dhunë të vetmes qeveri të pas luftës që udhëhiqet nga LDK-ja.

Ky është postimi i plotë i Gecajt:

Është për tu çuditur se si në lidhje me zhvillimet brendapërbrenda apo përreth LDK-së opinionit publik i servohen në vazhdimësi me një kujdes djallëzor e inat të papërmbajtur të pavërteta, gjysmë të vërteta e trillime ndjellakeqe. Derisa në një farë mënyre më duken të pritshme shtrembërimet dhe devijimet e së vërtetës nga ana e grupeve dhe forcave politike rivale, më zhgënjen posaçërisht fakti se si individë dhe grupe të ndryshme, të cilat në kontinuitet thirren në procese transparente dhe në demokraci, në vend se të përqendrohen në aktivitetet substanciale dhe të rëndësisë parimore, merren me veprime anësore dhe margjinale rreth e përreth zhvillimeve në LDK që ta justifikojnë sulmin në thelb, sulmin në qendër. Sa me lehtësi po harrohet se kjo parti është e vetmja e cila gjithsecilën fazë të aktivitetit po e zhvillon në mënyrën më transparente të mundshme, me debate të hapura, me deklarime pa kurrfarë limitimesh, por edhe me tolerancë përmbajtësore edhe ndaj kritikave jo rrallë të pavend e shpesh të paargumentuara.

Zërat e tillë posaçërisht rriten e shtohen atëherë kur LDK merr timonin e udhëheqjes, timon të cilin din dhe mundet ta drejtoj më mirë se kushdo tjetër. Që nga formimi i qeverisë së re, LDK dhe strukturat e saja udhëheqëse në institucionet shtetërore, janë sulmuar në mënyrën më të vrazhdë dhe më të pamëshirshme të mundshme, duke synuar edhe përmbysjen me dhunë të së vetmes qeveri të udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës në periudhën e pasluftës. Duket se udhëheqja e qeverisë, për të parën herë nga një akademik, është shndërruar çuditshëm “halë në sy” të të gjithë atyre të cilët i frikohen suksesit dhe rrjedhimisht rritjes së partisë më të vjetër shtetformuese në Republikën e Kosovës. Duket se, ashtu si shumë herë më parë, edhe këtë herë, kundërshtarët e zjarrtë të partisë së liderit historik, Dr. Ibrahim Rugovës, janë ringjallur në elementin e tyre më destruktiv të mundshëm të dëmtimit të interesit shtetëror e nacional, për hir të interesave të tyre të ulëta klanore, parciale e individuale.

Kryeministër, përkundër të gjithave mos u merakos me zërat kundërshtarë, sepse LDK ka qenë gjithherë e rrethuar nga zilia dhe ziliçarët, por gjithmonë ka ditur të përballet dhe ti mposhtë ata. Edhe këtë herë këto sfida do t’i tejkalojmë me sukses, sepse partia e Ibrahim Rugovës nuk gjunjëzohet kurrë. Ne kemi më shumë përvojë e durim se që ata kanë zili e djallëzi.

Urime dhe përgëzime për organizimin në mënyrën më demokratike të mundshme të “Këshillit Qendror”. Gjithashtu suksese në organizimin e “Kuvendit të Punës” së 28 majit, i cili, ashtu si edhe shumë të tjerë më parë, me siguri se do të sjell, inovacione dhe unifikim të strukturave dhe rrjedhimisht edhe të anëtarësisë së gjerë të partisë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje