Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka thënë se BE-ja është e mirëpritur për ta ndihmuar Kosovën në luftën kundër krimit ekonomik.
“Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit , terrorizmit dhe dukurive tjera” ka thënë kreu i Qeverisë, njofton Klan Kosova.
Këto deklarata ai i bëri me rastin e lansimit të projektit të përbashkët të Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës.
















