Lajmet

Pozita fton opozitën në Kuvend – opozita kërkon zgjedhje

26.05.2016 09:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Pozita fton opozitën në Kuvend – opozita kërkon zgjedhje

Partitë në pushtet thonë se janë të gatshme t’i ofrojnë opozitës çdo gjë që bazohet në Kushtetutë dhe rregullore të Kuvendit dhe i bëjnë thirrje të ulen e të bisedojnë. Opozita shprehet e gatshme të bisedojë vetëm për datën e zgjedhjeve të reja.

Partitë politike në opozitë, të mërkurën, sërish kanë bojkotuar punimet e Kuvendit të Kosovës, i cili u fut në seancë pas një jave, përmes kritikave për moskryerjen e obligimeve të tij kushtetuese.

Partitë në pushtet dhe ato në opozitë për muaj të tërë nuk kanë arritur të gjejnë një gjuhë të përbashkët për të tejkaluar mospajtimet e thella dhe për të funksionalizuar plotësisht Kuvendin e Kosovës.

Tri partitë në opozitë, pas muaj të tërë të pengimit të punimeve të Kuvendit, përmes hedhjes së gazit lotsjellës, ka më shumë se dy muaj që po i bojkotojnë punimet e tij. Ndërkohë, partitë në pushtet sërish u bënë thirrje atyre që të rikthehen në Kuvend dhe që shqetësimet e tyre t’i adresojnë pikërisht në këtë institucion.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se partitë politike që janë në pushtet nuk ndjehen mirë pa prezencën e deputetëve opozitarë dhe vlerësoi se oferta për opozitën është që të rifillojë bisedimet për të gjetur zgjidhje.

“Oferta nuk kemi konkrete sa i takon kthimit të opozitës, por opozita është e lirë dhe është e vlerësuar në parlamentin e Kosovës. Ne jemi të gatshëm që të gjitha mundësitë t’ua ofrojmë, të gjitha ato që i lejon Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit”, tha Haliti.

Ndërkohë, shefi i Grupit Parlamentar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ismet Beqiri, tha se opozita duhet të kthehet në Kuvend për ta ndihmuar vendin dhe për t’i dhënë shtytje proceseve në të cilat duhet të kalojë Kosova.

“Nuk mund të them se ne si LDK ofrojmë ose jo diçka në kuptimin e kthimit të tyre, sepse kjo nuk është çështje e dëshirës për të ofruar ose dhënë ndonjë ofertë. Ajo që ne si LDK dëshirojmë është që opozita të kthehet në Kuvend dhe të gjitha ato që i thotë, edhe në kundërshtim të qëndrimeve dhe vendimeve të caktuara, duhet t’i thotë në Kuvend dhe t’i argumentojë dhe fundi i fundit Kuvendi për këtë punë është”, tha Beqiri për Radio Evropa e Lirë.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, ndërkaq theksoi se opozita për qëllimet e saj, por edhe për interesin e vendit, duhet të kthehet në Kuvend.

“Në vendet ku ka demokraci opozita e kontrollon qeverinë sepse kontrollon fort dhe nuk lejon keqpërdorime. Këtu domosdoshmërisht opozita duhet të jetë në Kuvend dhe duhet të jetë e inkorporuar në agjencitë e pavarura për të kontrolluar të gjitha ato që mund të kontrollojë përmes tyre”, tha Haliti.

Partitë politike opozitare që janë pjesë e Kuvendit të Kosovë muaj me radhë e kanë kundërshtuar Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumice serbe në veri të Kosovës dhe atë për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Kjo e fundit, ndërkaq, është vlerësuar të jetë edhe kusht për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ismet Beqiri i LDK-së tha se partitë politike opozitare duhet të jenë më bashkëpunuese dhe të mos vendosin kushte.

“Në fazën në të cilën jemi [gjendja] nuk mund të përmirësohet as me bojkotim e as nuk mund ta përmirësojmë me mënyrën se si është bërë më herët, por mundësia gjithmonë është hapur që nëse argumentohet dhe nëse ratifikohet ajo ka mundësi përmirësimi. Ndryshe nuk mund të veprohet. Tash për tash ky është qëndrimi, sepse nuk mund të ketë ndonjë qëndrim tjetër të kontestimit te vendimeve të institucioneve tona”, tha Beqiri.

Pa opozitë Kuvendi i Kosovës ka miratuar disa ligje, megjithëse me një shumicë të thjeshtë të votave për shkak të numrit të deputetëve që kanë marrë pjesë në seancë.

Gjatë ditës, partitë opozitare thanë do të vazhdojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim si deri më tani: se do të kthehen në punimet e Kuvendit vetëm kur të vendoset për kohën e zgjedhjeve të reja në vend dhe kur të zgjidhet problemi i dy marrëveshjeve, që për to janë të papranueshme.

Opozita, përndryshe, ka theksuar se do të kundërshtojë edhe më me forcë çdo përpjekje për të futur në rend ditë ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacion të kufirit me Malin e Zi. (REL)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur