Lajmet

Demarkacioni qeveritar provokon tensione të reja

26.05.2016 09:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Demarkacioni qeveritar provokon tensione të reja

“Nëse Qeveria e injoron opozitën dhe vepron sipas mendjes së vet për ta ratifikuar këtë marrëveshje, edhe përgjegjësinë për bllokadën dhe kthimin e dhunës dhe gazit lotsjellës duhet ta marrë mbi vete”, tha analisti politik, Islam Krasniqi.

Gazi lotsjellës dhe skenat e dhunës mund të rikthehen.

Pavarësisht se akoma nuk është përcaktuar një datë e saktë e procedimit në Kuvend për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, pozita po deklarohet se e di datën kur do të nxirret ky dokument në diskutim dhe për ratifikim, por nuk po e bën publik në pritje të bindjes eventuale të deputetëve opozitarë dhe disa kundërshtarëve brenda radhëve të veta. Mirëpo, subjektet politike në opozitë , pavarësisht se tani janë të ndara në dy blloqe, vazhdojnë të zotohen se do të ndërmarrin të gjitha veprimet, do të përdorin të gjitha mjetet dhe metodat demokratike për ta penguar një kontrabandim eventual të marrëveshjes ekzistuese. Opozita po kërkon rinegocimin e kësaj marrëveshje me Malin e Zi, pasi që edhe ashtu fqinji i Kosovës është treguar i gatshëm për ta rishikuar atë, nëse ka devijime të vijës së vjetër kufitare, përndryshe nuk përjashtohet që si mjet kundërshtimi të rikthehen dhuna dhe gazi lotsjellës në Kuvend dhe kundërshtimet me protesta qytetare jashtë Kuvendit. Në Lëvizjen ‘Vetëvendosje’ theksojnë se zgjidhja më e mirë do të ishte anulimi i plotë i marrëveshjes aktuale për demarkacion, pasi që të gjitha faktet po flasin se ajo është bërë në dëm të Kosovës. “Marrëveshja për Demarkacion me Malin e Zi, e nënshkruar më 26 gusht 2015, është e dëmshme për shtetin tonë për shkak se i shkëput mijëra hektarë nga Kosova dhe ia fal Malit të Zi. Si e tillë, kjo marrëveshje është e papranueshme për ne dhe nuk do të lejojmë ratifikimin e saj në Kuvend. Procedimi i saj në Kuvend nuk e zgjidh problemin, përkundrazi e thellon atë. E vetmja zgjidhje është anulimi i marrëveshjes dhe rinegocimi i demarkacionit”, theksoi ai.

Thaçi e Mustafa, përgjegjësit kryesorë

Edhe anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj, tha se Demarkacioni i Kosovës me Malin e Zi është bërë keq dhe kjo marrëveshje si e tillë duhet të kundërshtohet dhe duhet të korrigjohet. “Besoj se deputetët e Kuvendit të Kosovës do ta kuptojnë seriozitetin e çështjes dhe nuk do të nguten dhe ta ratifikojnë një marrëveshje, e cila e dëmton Kosovën për mbi 8 mijë hektarë. Çështja është serioze dhe nuk bëhet fjalë këtu për ratifikimin e një marrëveshje që cakton kufijtë e mëhallëve, por kufijtë shtetërorë të Kosovës”, tha Nitaj për “Kosova Sot”. Sipas tij, në rast të gjykimit të drejtë nga koalicioni qeverisës, për të mos i dëmtuar interesat e shtetit dhe për të ruajtur stabilitetin në vend, atëherë ende ka hapësirë që marrëveshja të rinegociohet me palën malazeze.”Çdo përpjekje tjetër e pushtetarëve të Kosovës që këtë çështje ta kalojnë sikur gjithçka është në rregull, unë druaj se do të reflektojë shumë keq edhe në interesin e Kosovës dhe të Malit të Zi edhe në stabilitetin në vend. Sigurisht se përgjegjësinë për këtë e kanë Mustafa dhe Thaçi”, tha Nitaj. Sipas analistëve politikë, sjellja eventuale provokative e qeverisë me këtë marrëveshje, pa e pasur një konsensus nacional, mund të ndikojë në përshkallëzimin e situatës në vend dhe përgjegjësia i bie kryekëput klasës politike në pushtet.”Nëse Qeveria e injoron opozitën dhe vepron sipas mendjes së vet për ta ratifikuar këtë marrëveshje, edhe përgjegjësinë për bllokadën dhe kthimin e dhunës dhe gazit lotsjellës duhet ta marrë mbi vete”, tha analisti politik Islam Krasniqi. (Kosova Sot)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur