Lajmet

Bulliqi i kundërpërgjigjet Gecajt: Populli ta tregoi vendin, por klanet politike ta dhuruan postin

22.05.2016 23:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Bulliqi i kundërpërgjigjet Gecajt: Populli ta tregoi vendin, por klanet politike ta dhuruan postin

Deputeti i LDK-së Shpejtim Bulliqi i është kundërpërgjigjur kolegut të tij të partisë, Bajram Gecaj, i cili e quajti atë uzurpator.

Bulliqi i ka thënë Gecajt, se në kohën kur familja e tij ka punuar për LDK-në, ai është shetitur nëpër sheshet e shteteve përendimore për t’i realizuar interesat personale.

“I kujtoj këtij që në kohen më të erret dhe me sakrifica personale dhe familjare ne kemi punuar për LDK-në, ndërsa ju keni ikur duke shëtitur shesheve të ndryshme të shteteve perëndimore dhe duke realizuar interesat e tuaja individuale, i sigurt në lëvizje personale dhe familjare, me ndihma sociale apo rrogë të majme për deri sa ne punonim dhe edukonim rinin kosovare. I kujtoj këtij pseudo politikani se ne të dy se bashku kemi pasur rastin te dalim para popullit në peshoren e tij, ku të dyve na ka treguar vendi pavarësisht faktit qe klanet politike ju kanë dhuruar një post pa vullnetin e popullit dhe për ketë ju jeni i detyruar tani te dilni dhe te tregoni “besënikrin” tuaj”, ka shkruar Bulliqi.

Postimi i plotë i Shpejtim Bulliqit në Facebook:

“Përgjigjeje një “politikani” të ardhur para sa vitesh në LDK nga azili
E lexova një shkrim nga një njeri i “besueshëm” dhe mjaft i ri si parashutist në aktivitetet dhe sfidat e partisë më të madhe politike në Kosovë i cili dje na qenka kthyer nga azili për ta “ruajtur” dhe “shpëtuar” LDK-në tonë. I kujtoj këtij që në kohen më të erret dhe me sakrifica personale dhe familjare ne kemi punuar për LDK-në, ndërsa ju keni ikur duke shëtitur shesheve të ndryshme të shteteve perëndimore dhe duke realizuar interesat e tuaja individuale, i sigurt në lëvizje personale dhe familjare, me ndihma sociale apo rrogë të majme për deri sa ne punonim dhe edukonim rinin kosovare.
I kujtojmë ketë avanturieri që ne tash e 26 vite kemi nda fatin, te mirat dhe te këqijat me aktivist të ndryshëm dhe atdhedashës në LDK-në dhe me popullin duke kaluar të gjitha katrahurat dhe vuajtjet neper të cilat ka kaluar Kosova, duke mos u ndarë në asnjë moment madje edhe gjatë bombardimeve të NATO-së. A nuk është jo morale dhe jo etike për një njeri i cili nuk i ka provuar asnjë nga rreziqet e para luftës të ketë një fjalor jo njerëzor për një aktivist të devotshëm të LDK-së. Më së miri le të vlerësoj elektorati i LDK-së ashtu si e ka vlerësua në zgjedhjet e kaluara.
I kujtoj këtij pseudo politikani se ne të dy se bashku kemi pasur rastin te dalim para popullit në peshoren e tij, ku të dyve na ka treguar vendi pavarësisht faktit qe klanet politike ju kanë dhuruar një post pa vullnetin e popullit dhe për ketë ju jeni i detyruar tani te dilni dhe te tregoni “besënikrin” tuaj.
I tregoj këtij aventurieri politik se në karrierën time politike tani e 26 vite me radhë kam kaluar nëpër të gjitha nivelet organizative të LDK-së, që nga kryetari i aktivit, nëndegës, nënkryetari e anëtari i kryesisë së degës e deri te anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së fal përkrahjes se elektoratit tonë besnik për te cilin unë kam punuar edhe atëherë kur ky është shëtitur në bordelet e Evropës perëndimore duke keqpërdor ndoshta edhe djersen e bashkatdhetarëve tanë.
Nga kjo dua të ju bëjë me dije se veprimet e mia prej atëherë e deri me sot kane qenë në përputhje me kërkesat e elektorati Rugovian të LDK-së, të cilët edhe një herë i bëjë më dije që do t’i qëndrojë besnik fuqishëm deri ne fund.
Sa i përket demarkacionit dhe faktografit e përdorura unë nuk do të bij në nivelin tuaj. E di qe ju nuk merri vesh aspak dhe se si i tillë mundesh me përkrah çfarëdo mendimi dhe vendimi. Dua që të propozoj që të këshillohesh me ndonjë ekspert që të kuptosh njëherë e përgjithmonë si funksionon hartografia dhe hartat, se si shfrytëzohen ato, kush mund të jetë përpilues i autorizuar dhe kush shfrytëzues. Të sugjeroj që së bashku me ndonjë njohës të hartografisë (mund të jetë edhe ndonjë student i nivelit bachelor është i mjaftueshëm për nivelin tuaj) të konsultosh hartat e prodhimit të vendeve perëndimore si SHBA (shih hartë topografike numër 152-3, per Collection Br.16 Sept’69 e vulosur me UNCLASSIFED Restricted security Information U.S. OFFICIALS ONLY i markuar kufiri real me marker flurocent, hartën topografike 152 viti 1949 Library of Congress may 3 1995, Geography & Map Division me numër G6840 S100 dhe shifër F545-30, 24600 Return to CIA Map Library, hartën topografike NK 34-8, Series M501, Edition 1-AMS, Printed by Army Map Service, Corps of Engineers, 9-59, 667711, hartën Planning Map: Kosovo 1998, National Imagery and Mapping Agency, 18 November 1998 Edition 2.), Britania e Madhe (shih hartën M.D.R.621/10760. 1945, Reproduce by Ëar Office, 1946, si dhe hartën topografike Series GSGS 5726 Sheet 629 Edition 1-GSGS Produced by Military Survey, Ministry of Defence, United Kindom, 1999) Gjermanisë (Hartat topografike Karte des Nordëestbalkan 1:50000 Deutsch Heereskartte, Nicht fur die offentlichkeit, të pjesës perëndimore të Kosovës), vendeve të tre “ekspertëve” që ishin angazhuar që të përcjellin vetëm procedurat jo edhe substancën. Atje mund të kuptosh kush, nga kush dhe çka shfrytëzon në botë nga hartat topografike të shkallëve të ndryshme. Do të jetë rast shumë i mirë për ty që ndoshta, mendje dhe të kuptosh të vërtete ndonjëherë. Nëse edhe këto harta të vendeve mike nuk janë për ty të pranueshme të kuptueshme atëherë skemi çka të diskutojmë.
Dua të bëjë me dije se numri i eksperteve që kanë shqetësime dhe fakte për keq menaxhim të demarkacionit është rritë shumë në krahasim me ata qeveritar. Këtë tani më po e thonë Prof. Muharrem Carabregu, Prof. Perparim Ahmeti, (hartograf dhe gjeodetë), Prof. Hakif Bajrami, Prof. Zymer Neziri (historian), Prof. Prof. Zejnulla Gruda, Prof. Enver Hasani, Prof. Hajredin Kuqi, Prof. Marin Berisha, Prof. Riza Smaka (ekspert të drejtës ndërkombëtare dhe jurist), Prof. Ymer Muhaxheri (filozof), Prof. Muhamet Sadiku (ekonomist), komplet shoqata e gjeodetëve të Kosovës e shume të tjerë, ketë po ta thonë përditë qytetaret tuaj o pseudo politikan . Ekspert shumë të përgatitur profesionalisht dhe të dëshmuar në lëmi të ndryshëm dhe partive të ndryshëm si dhe të pavarur”, shkruan ai.
SH.B.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rezultatet përfundimtare, kështu ndahen ulëset e partive në Kuvend

Rezultatet përfundimtare, kështu ndahen ulëset e partive në Kuvend

Krijimi i institucioneve, Tahiri: Nuk ka kushte, por gjashtë kërkesa në interes të qytetarëve

Krijimi i institucioneve, Tahiri: Nuk ka kushte, por gjashtë kërkesa në interes të qytetarëve

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare në BE deri në 2029, procesi i zgjerimit po ecën me hapa të shpejtë

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare në BE deri në 2029, procesi i zgjerimit po ecën me hapa të shpejtë

Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

Tromp për vendimin final të Hagës: Do të ketë kompromis, dikush do të lirohet e dikush jo

Tromp për vendimin final të Hagës: Do të ketë kompromis, dikush do të lirohet e dikush jo

Temperaturat e larta, AUV thirrje për kujdes në ruajtjen e ushqimeve tek të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimorë

Temperaturat e larta, AUV thirrje për kujdes në ruajtjen e ushqimeve tek të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimorë

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës në çështjen e zhdëmtimit të viktimave

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës në çështjen e zhdëmtimit të viktimave

FSK: Mbi 87% e qytetarëve kanë besim tek ne, Jashari falënderon qytetarët për mbështetjen

FSK: Mbi 87% e qytetarëve kanë besim tek ne, Jashari falënderon qytetarët për mbështetjen

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar dy marrëveshje në Bujqësi

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar dy marrëveshje në Bujqësi

ZKA evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike

ZKA evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike

Gjini: Kosova prapë rrezikon me mbetë për një kohë të gjatë pa institucione

Gjini: Kosova prapë rrezikon me mbetë për një kohë të gjatë pa institucione

Haxhiu: Kosova do të ketë qendër rehabilitimi për të varurit nga droga

Haxhiu: Kosova do të ketë qendër rehabilitimi për të varurit nga droga

Instituti i Psikiatrisë Forenzike po zgjerohet, Nimoni: Projekti pritet të përfundojë brenda disa muajve

Instituti i Psikiatrisë Forenzike po zgjerohet, Nimoni: Projekti pritet të përfundojë brenda disa muajve

Nis aksioni i madh për pastrimin e Fushë Kosovës nga mbeturinat

Nis aksioni i madh për pastrimin e Fushë Kosovës nga mbeturinat

A do të japë dorëheqje? Abdixhiku: As që vjen në shprehje, mos t’i fërkojnë duart

A do të japë dorëheqje? Abdixhiku: As që vjen në shprehje, mos t’i fërkojnë duart