Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës nga radhët e Lista Srpska ka thënë se qëndrimi i serbëve për formimin e Ushtrisë së Kosovës, vazhdon të mbetet negativ dhe asgjë nuk ka ndryshuar në këtë drejtim.
Ftesës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli për të reflektuar dhe mbështetur formimin e Ushtrisë së Kosovës, Stojanovic i është përgjigjur duke thënë se “pikëpamjet tona politike janë të definuara dhe nuk ka asgjë të re për t’u thënë për këtë çështje”, transmeton Koha.net.
Ai më tej thotë se janë në dispozicion të flasin, por jo nëpërmes medieve.
“Në jemi në dispozicion të flasim, jo nëpërmes medieve siç po bëhet tani, por në mënyrë shumë konstruktive, në zyrë, ashtu siç bëhet kjo punë”, ka thënë Stojanoviq. Ai ka thënë se kanë ftesa për bisedime tjera mbi çështjen e Kishtës së Krishtit Shpëtimtar në Prishtinë.
Koalicioni qeverisës, sipas zëvendëskryeministri serb i Kosovës, nuk është duke i plotësuar ato që i ka premtuar për serbët gjatë marrëveshjes për koalicion, si çështja e mbrojtjes së aseteve, përfaqësimit të serbëve në sektorin publik, formimit të komunave të reja dhe tema tjera.

















