Lajmet

Bekim Sejdiu, gjyqtari i vetëm që votoi kundër vendimit në favor të Manastirit të Deçanit! (DOKUMENT)

21.05.2016 16:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Bekim Sejdiu, gjyqtari i vetëm që votoi kundër vendimit në favor të Manastirit të Deçanit! (DOKUMENT)

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që t’i anulojë dy vendime të Agjencisë Kosovare të Pronës që kishin të bënin me Manastirin e Deçanit. Ajo ka ardhur në përfundim që këto vendime të Kolegjit të Ankesave të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës për Çështje që Lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit të jenë të pavlefshme, duke e kthyer gjithçka në gjendjen fillestare.

Mirëpo, jo të gjithë gjyqtarët kishin votuar pro këtij vendimi. Gjyqtari Bekim Sejdiu, është ai i cili jo vetëm që votoi kundër këtij vendimi, por kishte votuar edhe kundër pranueshmërisë së lënës, raporton Gazeta Blic.

Edhe në aktgjykimin e shpallur nga Gjykata Kushtetuese, shihet se më datë 19 maj 2016, kur gjykata aprovoi me shumicë votash pranueshmërinë e kërkesës, gjyqtari Bekim Sejdiu votoi kunër pranueshmërisë.

“Të njëjtën ditë, Gjykata votoi me shumicë votash për gjetjen e shkeljes. Gjyqtari Bekim Sejdiu votoi kundër gjetjes së shkeljes”, thuhet në pikën e 18-të të këtij aktgjykimi, raporton Gazeta Blic.

bekkaaa

Ky reagim ka nxitur reagime të shumta. Lidhja e Historianëve ka reaguar ndaj vendimit, duke thënë se do të protestojnë para Gjykatës Kushtetuese.

Në anën tjetër, kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj këtë vendim e ka quajtur tradhëti.

“Turp e tradhti e Gjykatës Kushtetuese ndaj interesave të vendit e të popullit! Ndërhyrje politike dhe shkelje e ligjit e drejtësisë! Turp! Kurrë ky vendim s’ka me u pranuar e as zbatuar nga Komuna që unë e drejtoj! Manastiri nuk mund të behët pronar i këtyre pronave! Qytetarët e Deçanit dhe unë personalisht do ta kundërshtojmë fuqishëm këtë vendim politik dhe të turpshëm”, ka shkruar thënë Selmanaj.

Vendimin e plotë mund ta lexoni KËTU.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje