62 persona janë ndalu nga policia gjermane sepse kishin hy në kamiona dhe në tragete dhe anije mallnash, për me u largu nga porti i Cuxhaven, në afërsi të Hamburgut.
Holger Jureczko, zadhanës i policisë, tha se shumica e të ndaluemve ishin prej Shqipnie e Kosove.
Policia ne kete pike i ka rekordue koheve te fundit 32 incidente, ku ishin te perfshime 62 migrante.
Prej kesaj pike detare ne Gjermani, Cuxhaven, nisen anijet cargo per qytezen Immingham dhe Harwich ne Essex, Britani.


















