Ka kohë që marrëveshja me Malin e Zi për caktimin e vijës kufitare po kundërshtohet nga partitë opozitare me arsyetimin se me anë të kësaj marrëveshje po cenohet territori i Kosovës.
Por, njohës të gjeografisë dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, thonë se për ta zgjidhur këtë problem pozitë-opozitë propozojnë që të formohet një komision parlamentar me përfaqësues të të gjitha partive politike.
Formimin e një komisioni parlamentar për demarkacionin e kanë përkrahur edhe subjektet opozitare.
Ndërkaq, edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi tha se mbështetë çdo iniciativë që kontribuon në zgjidhjen e problemeve politike.

















