Lajmet

Pas Francës, edhe Belgjika konsideron se s’është koha e duhur për heqjen e vizave për kosovarët

21.05.2016 19:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Pas Francës, edhe Belgjika konsideron se s’është koha e duhur për heqjen e vizave për kosovarët

Edhe zyrtarët shtetëror të Belgjikës e kanë përkrahur idenë e Francës se s’duhet t’iu hiqen vizat, në këtë kohë, kosovarëve, gjeorgjianëve e ukrainasve.
Ministri belg i Emigracionit, Theo Fracken, e ka përkrahur idenë e Francës se nuk është koha e duhur për heqjen e vizave për kosovarët, ukrainasit dhe gjeorgjianët.

Ai ka thënë se heqja e vizave, për këto vende, nuk është ideja më e mirë.

Uatoday.tv cition Theo Francken, Ministër belg teksa përkrah idenë e Francës të cilën e ka deklaruar Ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve.

“Duke konsideruar krizën aktuale me emigrantë, që është më e madhja që nga lufta e dytë botërore, liberalizimi i vizave (për Kosovën, Gjeorgjinë dhe Ukrainën) nuk do të kishte qenë ideja më e mirë. Koha luan një rol shumë të rëndësishëm në politikë”, ka deklaruar Ministri belg i Emigracionit, transmeton Gazeta Express.

Ndërkohë, sot më herët, ministri francez i Brendshëm, Bernard Cazeneuve ka thënë: “Ne nuk mund të propozojmë heqjen e vizave për Kosovën, Gjeorgjinë dhe Ukrainën në javët apo muajt e ardhshëm. Franca s’e dëshiron këtë”.

Këto deklarata dolën gjatë samitit të Këshillit të Europës, ku Ministrat Europianë diskutuan liberalizimin e vizave me Turqinë. Sipas BBC-së, komenti i Cazeneuvet është përkrahur nga zyrtarët tjerë./Gazeta Express/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje