Bazuar në një hartë për stereotipet e qytetarëve të Britanisë së Madhe për vendet e Europës, del se Kosova ende kërkon të pavarësohet, Shqiperia e do Amerikën e Serbia është vend i urryer.
Kjo hartë është publikuar nga The Independent, dhe shfaq stereotipet që britaniket kanë për Europë, sipas asaj që ata kërkojnë në google, transmeton Gazeta Express.
Për Rusinë britanikët mendojnë se e urren Poloninë, për Austrinë mendojnë se është raciste, ndërsa për Çekinë mendojnë se është vend ateistësh.
Për Bosnjes mendojnë se është e varfër, ndërsa mendojnë se Sllovakia s’e njeh Kosovën.
Për ta parë hartën e plotë klikoni në këtë: link