Lajmet

Gagica mbron Gërvallën: Mustafa e privatizoj LDK-në

21.05.2016 02:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gagica mbron Gërvallën: Mustafa e privatizoj LDK-në

Hafiz Gagica, njëri ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të ish-liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova, njëherësh udhëheqës shumëvjeçar i kësaj partie në Perëndim ka reaguar ashpër kundër mënyrës së trajtimit që i është bërë sot kryetares së Degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla, të cilës nuk i është lejuar që të marr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Gagica jo vetëm se është distancuar nga, sic ka thënë “sjelljet e pa përgjegjshme të Isa Mustafës dhe tarafit të tij shumë servilë!”, por edhe ka përkujtuar se “Donika Gervalla, ka qenë njëra nga shtyllat kryesore të LDK-së gjatë gjithë viteve më të vështira në të 90-tat dhe vazhdon të jetë zëri autentik i saj”.

Ja çka shkruan, Gagica në reagimin e postuar në profilin e tij në Facebook.

“Me rastin e eksesit të turpshëm që sot i ka ndodhur kryetares së Degës së LDK-së në Gjermani, znj. Donika Gërvalla, me tërheqjen e saj zhagas nga sigurimi i Isa Mustafës, të cilës nuk iu lejue pjesëmarrje në kuvendin e KP të LDK-së, distancohem fuqishëm nga sjelljet e pa përgjegjshme të Isa Mustafës dhe tarafit të tij shumë servilë!

Mbyllja e derës dhe pengimi i kryetares së Degës së LDK-së në Gjermani, znj. Gërvalla, njërës nga veprimtaret më të dalluara të Lidhjes Demokratike të Kosovës që nga themelimi i saj e deri më sot, i ka kalue të gjithë kufijtë e mundshëm politik, njerëzor dhe moral të njeriut i cili me dhunë po qëndron që disa vite në krye të LDK-së rugoviane!?

Siç duket Isa Mustafa me bashkëpunëtorët e tij servilë dhe të dëgjueshëm, nuk po mundet më me e dëgjue dhe me e durue mendimin ndryshe, ngase duke e njohur znj. Donika Gervallën, se ajo do e thotë hapur mendimin e saj rreth rrjedhave brenda LDK-së, duket qartë se nga frika ai ka mbyllur derën, dhe ky është rasti i dytë, mbas rastit në Kuvendin zgjedhor, dhe tani në mbledhjen e sotme të KP të LDK-së!

Ne e dimë shumë mirë, se si I. M. e pastroi listën e KP nga të shumica e atyre që mendojmë ndryshe nga ai dhe klika e tij, dhe tani e ka rrumbullakësue konceptin e tij të shndërrimit të partisë në pronë private dhe personale të tij!

Znj. Donika Gervalla, ka qënë njëra nga shtyllat kryesore të LDK-së gjatë gjithë viteve më të vështira në të 90-tat dhe vazhdon të jetë zëri autentik i saj, gjë kjo e cila po shihet qartë se po i pengon Isa Mustafës. Prandaj, mendoj se është koha e fundit që të ndërmerren hapa konkret në reformimin e LDK-së si dhe për largimin e tij nga kreu i saj të cilin e ka uzurpuar që disa vite Isa Mustafa më strukturat e tij autokratike!

I bëjë thirrje anëtarëve të KP të LDK-së si dhe delegatëve të LDK-së, të distancohen nga veprimet e sotme të dhunës ndaj kryetares së Degës së LDK-së në Gjermani, zjn. D. Gërvalla, një diktaturë e turpshme që e ka instalue Isa Mustafa në LDK!”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje