Thaçi: Marrëveshja e Demarkacionit do të ratifikohet

E publikuar: 18/05/2016 17:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i vendit Hashim Thaçi gjatë vizitës që i bëri sot fshatit Gorazhdec të Pejës ka thënë se marrëveshja e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi do të ratifkohet

Presidenti shtoi se të gjithë duhet t`i shikojnë agjendat evropiane të Kosovës e jo interesat e palëve.

Numri një i shtetit poashtu ka deklaruar se gjatë ditës ka biseduar edhe me qytetarët e Pejës, të rinjtë e bizneset duke shtuar se askush nuk e sheh çështjen e Demarkacionit si kauzë, njofton Klan Kosova.

I bindur ne ratifikimin e kësaj marrëveshjeje është shprehur edhe ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Radovan Miljanic i cili ka thënë se çështje në qershor do të jetë në Kuvend dhe se nuk beson se do të ketë ndonjë problem.