Lajmet

Hahn: Demarkacioni, pastaj liberalizimi i vizave

17.05.2016 18:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Hahn: Demarkacioni, pastaj liberalizimi i vizave

Komisioneri për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, pas një takimi që ka zhvilluar me krerët e partive në pushtet dhe atyre në opozitë, ka deklaruar se pa zgjidhjen e çështjes së demarkacionit kufitar me Malin e Zi, nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Isha i qartë se pa zgjidhjen e demarkacionit nuk ka liberalizim. Jemi të gatshëm të ndihmojmë, por në fund vendimi duhet të merret nga institucionet e Kosovës, shpresoj që këto çështje të zgjidhen”, ka thënë Hahn.

Ndërkohë, gjatë një konference për media, që komisioneri Johanes Hahn ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se çështja e demarkacionit me Malin e Zi duhet të zgjidhet sa më shpejtë për të mirën evropiane të të dyja vendeve.

“Sa më parë që t’i zgjidhni këto konflikte aq më mirë do të jetë, sa më gjatë t’i mbani aq më problematike dhe të vështira do të jetë të zgjidhen. Është në interesin e të gjithë neve, është në interesin e Kosovës dhe Malit të Zi sa i përket perspektivës evropiane”, ka thënë Hahn.

Komisioneri për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, ka zhvilluar takime me udhëheqësit më të lartë të institucioneve të Kosovës.

Komisioneri Hahn po ashtu ka marrë pjesë në një konferencë të nivelit të lartë ku është diskutuar për rolin e MSA-së në zhvillimin ekonomik.

Aty Hahn ka theksuar se MSA është moment historik për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Sipas tij, marrëdhëniet mes BE-së dhe Kosovës janë intensifikuar.

“Institucionet e fuqishme dhe efikase, janë shumë të rëndësishme për implementimin e suksesshëm të MSA-së. MSA paraqet një kontratë që lidh Kosovën me BE-në. Është shumë e rëndësishme që e kemi ketë marrëveshje pasi që krijon zhvillim ekonomik”, ka deklaruar Hahn.

Ai ka potencuar se Kosova tashmë po lëviz drejtë zonave të lira tregtare.

“Ndërkohë, Kosova ka kohë deri në 10 vjet, që të hap tregun ndaj Bashkimit Evropian, por më duhet të theksoj se 10 vjet është kornizë shumë e gjatë kohore, dhe nuk duhet të harroni të filloni menjëherë me përshtatjen ndaj sfidave”, tha Hahn.

MSA, ka shtuar Hahn, është mundësi shumë e madhe për gjenerimin e mijëra vendeve të punës.

Njëherësh, zyrtari i lartë evropian kishte edhe një mesazh për institucionet vendore, në veçanti për Qeverinë, duke kërkuar që të punohet më shumë në forcimin e shtetit ligjor. Në veçanti, ai ka kërkuar luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se Marrëveshja e Stabilizim Asocimit paraqet mundësi për zhvillim ekonomik të vendit dhe krijimit të vendeve të punës.

Ai ka thënë se me hyrjen në fuqi të MSA-së dhe rekomandimit për liberalizim të vizave, perspektiva evropiane për Kosovën nuk është vetëm një deklaratë, por një kontratë.

“Marrëveshja për Stabilizim-Asocim është një marrëveshje për të ardhmen e shtetit tonë. Nën këtë mesazh sot bashkohemi të gjithë pa asnjë dallim. Ajo paraqet një mundësi për zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimin e vendeve të reja të punës, sepse zgjeron marrëdhëniet tregtare ndërmjet BE-së dhe Kosovës me krijimin gradual të një zone të tregtisë së lirë”, ka thënë presidenti Thaçi.

MSA, ka shtuar presidenti Thaçi, do të ndikojë edhe në rritjen e besimit të investitorëve të huaj, sepse siguron një mjedis më të parashikueshëm për të bërë biznes.

“Askush nuk mund të thotë se Kosova është e përsosur dhe nuk përballemi me sfida për këtë jemi të vetëdijshëm por muret që na kanë ndarë në të kaluarën nuk ekzistojnë pothuajse janë shembur. Me rëndësi e kemi gjetur çelësin për këto probleme e ai është dialogu në mes nesh”, është shprehur Thaçi.

Sipas tij, me punën e institucioneve do të rritet besimi i qytetarëve tek shteti.

Presidenti i Kosovës sërish ka përmendur angazhimin e tij për ndryshime në Kodin Penal për t’u pamundësuar njerëzve me aktakuza të jenë pjesë e institucioneve apo edhe e listave zgjedhore.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ka cilësuar nënshkrimin dhe fillimin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit si një hap vendimtar për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian në raport me kriteret e Kopenhagës.

Marrëveshja e MSA-së, ka vijuar Mustafa, ka konfirmuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës për integrimin evropian si dhe, në anën tjetër, është konfirmuar vullneti i Bashkimit Evropian për pranimin e Kosovës në familjen evropiane.

Zhvillimi ekonomik, ka thënë Mustafa është çështje kyçe për proceset integruese. Me nënshkrimin dhe zbatimin e MSA-së, sipas kryeministrit të Kosovës, ka filluar edhe zbatimi i reformave të përgjithshme.

“Kosova do të ketë qasje të lehtësuar në tregjet e Bashkimit Evropian, asistencë financiare dhe teknike që do të ndihmojë dhe do të shtyjë performancën e funksionimit të institucioneve demokratike të Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Njëherësh, gjatë një konference për media të komisionerit për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn dhe kryeministrit Isa Mustafa, ky i fundit i pyetur për demarkacionin me Malin e Zi, ka ritheksuar demarkacioni do të miratohet dhe se nuk ka asnjë kontest shtetëror me këtë vend.

“Demarkacioni është një çështje të cilin ne do ta rregullojmë me vendet fqinje. Ne nuk kemi asnjë kontest shtetëror me Malin e Zi. Ne e kemi vlerësuar punën që e ka bërë Komisioni shtetëror, nuk kemi gjetur asnjë gabim. Këtë e ka vërtetuar edhe një komision ndërkombëtar, po ashtu e ka bërë vlerësimin edhe Departamenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bazë të hartave elektronike që ne i kemi dorëzuar, dhe çështja është se ne duhet ta pranojmë ekspertizën profesionale që është bërë për këtë”, ka thënë Mustafa.

Ndryshe, në lidhje me zbatimin e MSA-së, në Kosovë po qëndron edhe një delegacion i Parlamentit Evropian, transmeton rel.

Marrëveshja për Stabilizim Asocimi ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës ishte nënshkruar më 27 tetor të vitit 2015, derisa ka hyrë në fuqi më 1 prill të këtij viti.

MSA-ja kërkon nga një vend që synon anëtarësimin në BE, të sigurojë që mekanizmat e tij të qeverisjes dhe të shoqërisë civile t’i përmbushin standardet e aplikuara të Bashkimit Evropian.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve