A do jetë ky transferimi i parë i Juventusit?

E publikuar: 17/05/2016 10:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi ka një objektiv të ri në afatin kalimtar të verës. Siç raporton “Corriere dello Sport”, bardhezinjtë kërkojnë me ngulm Andre Gomes të Valencias. Kampionët e Italisë po përgatisin një ofertë të rëndësishme, ku kanë menduar për të gjitha detajet, shkruan SuperSport. Për mesfushorin portugez, “Zonja e Vjetër” është gati të paguajë 50 milionë euro, 30 milionë plus 20 milionë bonus. Një ofertë kjo që mund të tundojë jo pak presidentin e Valencias, Peter Lim.