Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija, ka deklaruar në emisionin “Euro Tribuna”, në Tribuna Channel me Menduh Abazin se ka raste të dyshimta të transaksioneve sa I përket financimit të terrorizmit dhe pastrimit të parave.
Ai ka thënë se që nga viti 2004 ekziston ligji kundër pastrimit të parave dhe se bankat janë shumë të kujdesshme në këtë, por se mbetet ende punë për tu bërë.
Sipas tij, bankat e kanë për obligim që për çdo rast të dyshimtë të raportojnë në Njësinë e Inteligjencës Financiare në mënyrë që këto raste të trajtohen individualisht.
Për më shumë ndiqeni videon:
















