Lajmet

OKB: Përfundoi seanca për Kosovën në Këshillin e Sigurimit

16.05.2016 20:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
OKB: Përfundoi seanca për Kosovën në Këshillin e Sigurimit

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka përfunduar seanca ku është diskutuar për situatën në Kosovë.

Material bazë për këtë seancë ishte Raporti tremujor i sekretarit të përgjithshëm të OKB-s, Ban Ki-moon, për gjendjen në Kosovë, në të cilin theksohet se situata e sigurisë në përgjithsëi mbetet stabile, megjithqë “tensionet politike kanë prodhuar një numër të rëndësishëm të incideneteve, përfshirë protesta të dhunshme, sulme dhe kërcënime kundër zyrtarëve dhe dëmtim të pronës private dhe qeveritare”.

Në diskutimin e tij, përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së dhe shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, tha se “Kosova ishte dhe vazhdon të jetë në qendër të çështjeve vitale për sigurinë e përgjithshme në Evropë dhe për marrëdhëniet në kontekst më të gjërë”.

Ai pastaj i theksoi zhvillimet në Kosovë, siç janë zgjedhja e presidentit të ri dhe rekomandimin e Komisionit Evropan për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës.

Mëtutje ai theksoi se për Prishtinën dhe Beogradin, “integrimi është ngushtë i ndërlidhur me dialogun e nivelit të lartë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”.

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, e cila e përfaqësoi Kosovën në këtë seancë, theksoi se Serbia për Kosovën flet me retorikë nga shekulli i kaluar.

Ajo pastaj si suksese të veçanta të institucioneve të Kosovës e ka përmendur rekomandimin e Komisionit Evropian për heqje të vizave të vendeve të Bashkimit Evropian për shtetasit e Kosovës dhe pranimin në UEFA dhe FIFA.

Mëtutje, ajo ka theksuar se “Serbia duhet t’i hap dosjet e krimeve të cilat janë kryer në Kosovë, pasi është e ditur se pushteti në Serbi i ka zhvendosur trupat e të vrarëve gjatë luftës në Kosovë” dhe ka shtuar se “shteti i Serbisë po i fsheh provat, duke lejuar që mbi varre të ndërtohen ndërtesa”.

Ambasadorja Çitaku tha se Rezoluta 1244 për Kosovën është e vjetruar.

“Ky është vendi ku ne po diskutojmë për 1244. Pika jonë ka qenë shumë e qartë: 1244 tash nuk e paraqet realitetin”, tha Çitaku.

Ndaj fjalimit të ambasadores Çitaku ka reaguar zëvendës-kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, duke thënë se për krime duhet të vendoset në gjykata e jo të bisedohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, transmeton rel.

Zoti Daçiq, që njëherësh është edhe ministër i jashtëm i Serbisë, e ka fajësuar Kosovën se nuk ka siguruar mbrojtje institucionale për komunitetin serb, që është dashur të realizohet me formimin e Bashkësisë së komunave serbe. Ai, po ashtu, tha se Kosova nuk ka ndërmarrë hapa të nevojshëm për implementimin e marrëveshjeve në kuadër të dialogut të Brukselit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje